Home / Sport / Dorëzohet Roura: Reali ishte më superior se Barça

Dorëzohet Roura: Reali ishte më superior se Barça

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Zhordi Roura, ka pranuar se Real Madrid ishte më superior se skuadra që ai drejtonte në ndeshjen e përfunduar me fitoren 3-1 të madrilenëve, të cilët kaluan në finalen e Kupës së Mbretit.

“Në ndeshjen e parë ndaj tyre dhe në Superkupën e Spanjës, dy skuadrat ishin të barabarta. Vetëm detaje të vogla vendosën këto takime. Por në ndeshjen e sotme, Reali ishte më superior dhe ne nuk ishim efektivë në lojën tonë”, shpjegoi ai.
“Në futboll nuk mund të kontrollosh gjithmonë gjërat, kjo është një lojë gabimesh. Reali është një prej skuadrave më të mira në kundërsulm. Kjo është diçka që ne e dinim dhe u munduam ta kontrollonim, por nuk ishim të zgjuar sa duhej. Kjo e bën Realin një skuadër të madhe”, tha Roura.
“Në kampionat kemi bërë përpjekje të mëdha. Pjesa e parë e sezonit ishte më e mira që është zhvilluar ndonjëherë. Por ndoshta ky eliminim do të na qetësojë disi, pasi mund të përqendrohemi më shumë te kampionati. Jam i sigurt se do ta kalojmë këtë pengesë. Kemi para kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, dy objektiva shumë të rëndësishëm për ne”, deklaroi Roura pas ndeshjes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *