Home / Sport / Drita transferohet në Banjat e Negorcit

Drita transferohet në Banjat e Negorcit

“Periudhën që do të qëndrojmë në Banjat e Negorcit do ta shfrytëzojmë për të punuar më shumë me top dhe për tu përmirësuar në aspektin tekniko-taktik. Të shtunën luajmë me Rufenë, ku besojmë të sjellim performansë më të mirë se sa në ndeshjet e kaluara kontrolluese. Besojmë që plani që ka hartuar stafi teknik, do të përmbushet në përgjithsi, për të pritur të përgatitur startin e gjysmësezonit pranveror”, deklaroi sulmuesi shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu.

Skuadra e Dritës nga dita e mërkurë është transferuar në Banjat e Negorcit, ku do të qëndrojë shtatë ditët e ardhshme, në kuadër të fazës së dytë të përgatitjeve dimërore. Skuadra nga Bogovina të mërkurën zhvilloi ndeshje kontrolluese me Kolubaran, në të cilën u mundën me rezultatin 1:0. “Kemi ardhur këtu në Banjat e Negorcit, për të kryer fazën e dytë të përgatitjeve. Të mërkurën humbëm nga Kolubara në një takim kontrolluese, që u karakterizua me mot të vështirë për lojë, pasi të reshurat e shiut dhe era e fortë, nuk lejuan të ketë shumë kualitet. Tereni i mbuluar me ujë ishte pengesa e rradhës që pamundësoi që të dyja palët të japim më të mirën”, u shpreh sulmuesi shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili nuk brengoset shumë nga fakti që ekipi pas fitores fillestare 1:0 me Vrapçishtin në ndeshjen e parë kontrolluese, në vazhdim rradhit tre humbje, 1:5 nga Napredoku, 1:0 nga BSK Borça dhe së fundmi 1:0 nga Kolubara. “Do të ishte pozitive sikur të kishim kaluar më mirë sa i përket rezultatit në këto ndeshje kontrolluese, mirëpo unë nuk shoh hapsirë për panikë. Bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese, ku trajneri provon variante të ndryshme në lojë. Normal, se ne duhet të kërkojmë fitore në secilin takim, por besoj se pikërisht këto ndeshje do të na ndihmojnë që të gjejmë formacionin dhe formën ideale”, tha Nuhiu. Ndërkohë Drita pas ndeshjes të së mërkurës, për të ejnten dhe të premten në program kishte nga dy seanca stërivtore në ditë, ndërsa të shtunën i pret dueli me Rufenë e Miletinës. “Periudhën që do të qëndrojmë në Banjat e Negorcit do ta shfrytëzojmë për të punuar më shumë me top dhe për tu përmirësuar në aspektin tekniko-taktik. Të shtunën luajmë me Rufenë, ku besojmë të sjellim performansë më të mirë se sa në ndeshjet e kaluara kontrolluese. Besojmë që plani që ka hartuar stafi teknik, do të përmbushet në përgjithsi, për të pritur të përgatitur startin e gjysmësezonit pranveror”, përfundoi Ardian Nuhiu.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *