Home / Lajme / Maqedoni / ‘Dukat’ përkohësisht i tërheq nga shitja të gjitha llojet e qumështit

‘Dukat’ përkohësisht i tërheq nga shitja të gjitha llojet e qumështit

21 shkurt-Me këtë, prodhimet e “Dukat”-it nga seria e re e cila për një periudhë të shkurtër kohore do të porositet për tregun e Maqedonisë, do të jenë të parat dhe tani për tani të vetmet dyfish të kontrolluara dhe të qumësht të sigurt në treg.

Përfaqësia e “Dukat”-it në Maqedoni vendosi që përkohësisht t’i tërheqë nga shitja të gjitha llojet e qumështit nga ky brend që gjenden në tregun e Maqedonisë edhe krahas asaj që për to Agjencia për Ushqim dhe Veterinari konfirmon se janë të sigurta dhe të shëndetshme, gjegjësisht se nuk përmbajnë mikotoksina mbi kufijtë e përcaktuar ligjor.

Tërheqja nga vendet e shitjes do t’i përket vetëm qumështit afatgjatë. Prodhimet tjera qumështore, dhalli, kosi, djathi, ajkat, nuk do të tërhiqen sepse, sipas kompanisë, tani më janë kontrolluar me konfirmim.

Dërgesa tjetër nga cilido lloj nga qumështi “Dukat” e cilado të porositet në rrjetin shitës në Maqedoni, krahas të gjitha kontrolleve të rregullta mikrobiologjike që zbatohen në pajtim me rregullat dhe rregulloret ligjore, do të kalojë edhe nëpër sistemin e ri paralel për kontroll të pranisë së aflatoksinës M1 në qumështin e papërpunuar, që kompania e para në rajon në mënyrë shtesë e vendos në të gjitha kapacitetet e saj prodhuese edhe pse kjo nuk është obligim ligjor i qumështoreve.

Me këtë, prodhimet e “Dukat”-it nga seria e re e cila për një periudhë të shkurtër kohore do të porositet për tregun e Maqedonisë, do të jenë të parat dhe tani për tani të vetmet dyfish të kontrolluara dhe të qumësht të sigurt në treg.

“Përfaqësia e kompanisë vendosi në këtë hap me qëllim të vetëm, ta kthejë besimin te konsumuesit në qumësht të sigurt dhe kualitativ ‘Dukat’ dhe t’i bindë se nuk ka arsye që të ndjejnë pasiguri dhe druajtje gjatë konsumimit të tij”.
Tv KOHA-Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *