Home / Lajme / Maqedoni / Ekspertët, detaje të reja rreth vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc ( VIDEO )

Ekspertët, detaje të reja rreth vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc ( VIDEO )

Shkup, 13 Shkurt – Ekspertët, të cilët e kryejnë autopsinë e viktimave të masakrës tek Liqeni i Smilkovcit sot para Gjykatës penale të Shkupit i parashtruan konstatimet e tyre.

Për secilin nga pesë të vrarët në masakrën, që ndodhi në prill të vitit të kaluar, ekspertët ligjorë në hollësi sqaruan se çfarë plagë u janë shkaktuar dhe kush ka qenë shkaku i saktë për vdekjen.

Sipas ekspertëve, shkak për vdekjen e Cvetanço Acevskit ka qenë ngulfatja pasi që mushkëritë i janë mbushur me gjak pas predhës që e ka goditur në kokë.
Filip Sllakvovski ka vdekur për shkak të dëmtimit të zemrës nga predha që ka hyrë nga ana e gjoksit. Katër plagë nga armë zjarri janë vërejtur në trupin e Kire Triçkovskit. Aleksandar Naqeski është goditur me numër më të madh të plumbave – tetë.

Tre kanë përfunduar në gjoks, të cilët për vdekje ia kanë dëmtuar zemrën dhe mushkëritë. Borçe Stefkovski është goditur në kokë. Ai, siç sqaruan ekspertët është goditur me katër predha.

Të pandehurit për vrasjen e katër djemve nga Radishani dhe të banorit në moshë të mesme nga Cresheva pa kurrfarë reagimi në seancën gjyqësore i ndoqën fjalët e ekspertëve.

EKSPERTËT ME DETAJE TË REJA RRETH VRASJES SË PESËFISHTË NË SMILKOVC ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *