Home / Sport / Është viti 2013, Milan ose Juve, në finale të çdo viti që mbaron me 3

Është viti 2013, Milan ose Juve, në finale të çdo viti që mbaron me 3

Historia ka treguar se duke nisur që nga viti 1963, Milan ose Juventus kanë qenë në çdo finale të Champions Leagues, e cila është luajtur në çdo vit që ka mbaruar me 3.

Kuqezinjtë fituan Champions League-n në vitin 1963 në finale ndaj Benficës, ndërsa Juventus ka qenë dy herë në finale, përkatësisht në vitin 1973 dhe 1983, të cilat i ka humbur të dyja.

Në vitin 1993, Milan ishte sërish në finale ku u mposht nga francezët e Marseille, ndërsa në vitin 2003, të dyja skuadrat italiane u përballën në ndeshjen finale të fituar me penallti nga kuqezinjtë.

Tashmë që është viti 2013, shumë supersticiozë besojnë të paktën njëra nga të dyja skuadrat do të jetë në finalen e Champions League-s.

Finalet e Champions League:
1963 Milan 2-1 Benfica
1973 Ajax 1-0 Juventus
1983 Hamburg 1-0 Juventus
1993 Marseille 1-0 Milan
2003 Milan 0-0 Juventus (Milan fitoi me penallti)

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *