Home / Lajme / Maqedoni / Europarlamentarët me dënim ndaj bojkotit të LSDM-së (VIDEO)

Europarlamentarët me dënim ndaj bojkotit të LSDM-së (VIDEO)

20 Shkurt – Deputetë nga Parlamenti Evropian vazhdojnë me dënim të LSDM-së opozitare për bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Maqedoni.

Eduard Kukan, Monika Makovej dhe Tune Kelam, europarlamentarë të cekur, sot iu bashkangjitën kolegëve të tyre Riçard Hovit, Elmar Brok dhe Doris Pak, duke potencuar se hapi i partisë së Branko Cërvenkovskit vetëm i dëmton shtetit dhe e largojnë nga eurointegrimet.”Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është obsion përgjegjës dhe unë jam i bindur se qytetarët e Maqedonisë meritojnë rast të kenë zgjedhje mes alternativave konkurrente politike”, thotë deputeti sllovak nga Partitë Popullore Evropiane (PPE), Eduard Kokan. Ai mes tjerash thotë se i përkrah deklaratat të cilat erdhën nga përfaqësues tjerë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të bashkësisë ndërkombëtare, e të cilët u kanë bërë thirrje politikanëve të Maqedonisë të gjejnë zgjidhje për qorr-sokakun e tanishëm politik. Kukan vlerëson se do të ishte keq nëse situata e tanishme e rrezikon përparimin e mëtejshëm në proceset e integrimit në BE dhe beson se liderët politikë do të tregojnë përgjegjësi edhe përmes dialogut politik do të gjendet zgjidhje.

Europarlamentarja rumune Monika Makovej, megjithatë, i referohet njërit prej amandamenteve të saj në Propozim-rezolutën e Parlamentit evropian për Maqedoninë, ku thuhet se ajo shpreh brengosje për ngjarjet në Kuvend gjatë miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2013 dhe për bojkotin në Parlament dhe të zgjedhjeve lokale nga ana e opozitës.”Të gjithë partitë politike duhet të punojnë së bashku në reformat që janë të domosdoshm,e për përparimin e vendit ndaj Bashkimit Evropian dhe për dobinë e qytetarëve të Maqedonisë. Apeloj deri te politikanët opozitarë t’i japin fund bojkotit parlamentar, ta vazhdojnë dialogun dhe të garantojnë funksionim normal të Kuvendit së bashku me organizimin normal të zgjedhjeve të ardhshme lokale”, potencon Makovej, e cila është ish ministre e Drejtësisë në Qeverinë rumune.

Deputeti estonez në PE, Tune Kelam, i cili paradokohe ishte pjesë e delegacionit të Europarlamentit që e vizitoi Shkupin, po ashtu reagon në vendimin e ngurtë të partisë më të madhe opozitare.

Ndersa Sekretari i LSDM-së, Andrej Petrov, ka deklaruar për mediat maqedonase se plani për kthimin e mandateve do të realizohet ditën e zgjedhjeve të 24 marsit,Atëherë kur, sipas tij, Maqedonia do të mbetet pa demokraci. “Do t’i dorëzojmë deklaratat të cilat janë mbledhur dhe firmosur tashmë, pasi të bëhet e qartë se nuk ka demokraci, se nuk ka marrëveshje për krizën politike. Atë ditë, Kuvendi do të mbetet pa 42 deputetë”, ka deklaruar Petrov.

EUROPARLAMENTARËT ME DËNIM NDAJ BOJKOTIT TË LSDM-së ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *