Home / Sport / Europol heton mega-rrjetin i basteve

Europol heton mega-rrjetin i basteve

Europol ka në dorë një dosje hetimore voluminoze ndaj basteve të paligjshme në futboll. Në këtë dosje dyshohet se të paktën 680 ndeshje janë trukuar nga një organizatë mafioze me bazë në Azi që merret me fiksimin e ndeshjeve.

Mes këtyre takimeve të trukuara mendohet se janë edhe takime të vlefshme për Kupën e Botës, eliminatorët e Europianit dhe një takim në Ligën e Kampioneve. Sa për ndeshjen e dyshuar si të fiksuar në Ligën e Kampioneve, Europol deklaroi se bëhet fjalë për një ndeshje të luajtur në Angli në 3-4 vitet e fundit, por nuk zbuloi emrin e dy skuadrave që u ndeshën me njëra-tjetrën për shkak se dosja është ende në hetim.

Zyrtarët e policisë europiane thanë nga Haga në Holandë se bëhet fjalë për skandalin më të madh të trukimit të ndeshjeve ku dyshohet se janë përfshirë 425 persona mes të cilëve gjyqtarë takimesh, zyrtarë të klubeve, lojtarë dhe anëtarë të organizatave kriminale.

Nga 680 takimet të dyshuara si të fiksuara, 380 prej tyre janë luajtur në Europë, ndërsa 300 të tjera në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Qendrore e Jugore.

“Për ne është e qartë se kemi të bëjmë me hetimin më të madh të ndeshjeve të fiksuara në Europë. Provat e siguruara deri më tani janë një problem i madh për integritetin e futbollit në Europë”, deklaroi Rob Wianwright, kreu i Europol-it.

Europol thotë se bëhet fjalë për një sindikatë mafioze me qendër në Singapor që për vite me radhë ka bashkëpunuar me grupe kriminale në 15 vende në Europë për të fiksuar ndeshjet. Për momentin 50 nga 425 personat e dyshuar kanë përfunduar në pranga dhe të tjera arrestime priten në ditët në vazhdim.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *