Home / Sport / Familja Milito, vizitë pa fat në stërvitjen e Barcelonës

Familja Milito, vizitë pa fat në stërvitjen e Barcelonës

Një vizitë kortezie e Gabriel Milito në stërvitjen e djeshme të Barcelonës ka përfunduar me dy episode mjaft të çuditshme. Ish-mbrojtësi i Barcelonës është shfaqur në “San Siro” mbrëmë, i shoqëruar nga djali i tij dhe dy nipat, Leandro e Valentino, djemtë e sulmuesit të Interit, Diego Milito.

Ndërsa ish-futbollisti që flitet se do të bëhet ndihmësi i Guardiolës te Bajern Mynih është ndalur të flasë me stafin teknik, tre fëmijët kanë tërhequr vëmendjen e lojtarëve katalanas, me Pike, Buskets, Dani Alvesh, Mesi dhe Sançez që kanë filluar të luajnë futboll kundër tyre.
Por një top i gjuajtur nga mesfushori Buskets ka qëlluar në fytyrë djalin e madh të Diego Militos, Leandro, duke bërë që t’i dilte gjak nga hundët për rreth 10 minuta, aq sa u desh ndërhyja e mjekëve të urgjencës së stadiumit që ishin të pranishëm në stërvitje.
Pa u harruar mirë ky incident, Mesi po vazhdonte të luante me dy djemtë e tjerë, ndërsa në një përplasje, pa dashje ka dëmtuar lehtë në këmbë djalin e Gabriel Militos. Ky incident i dytë është përjetuar me shumë humor nga të gjithë të pranishmit në stadium, pasi Gabriel Milito i ka tërhequr vëmendjen në mënyrë mjaft origjinale ish-shokëve të tij të skuadrës.
“Çfarë po bëni kështu, po më eliminoni familjen”, ishte komenti i tij mes të qeshurave të futbollistëve katalanas që kanë vrapuar menjëherë për të ngushëlluar fëmijët duke bërë foto me ta dhe duke u dhënë autografe.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *