Home / Lajme / Maqedoni / Fansat e Gruevskit kundër Talat Xhaferrit (VIDEO)

Fansat e Gruevskit kundër Talat Xhaferrit (VIDEO)

20 Shkurt – Në faqen zyrtare të facebook-ut të kryeministrit Nikolla Gruevski ditëve të fundit po zhvillohet një fushatë kundër Talat Xhaferit pas emërimit të tij për Ministër të Mbrojtjes.

Në këtë faqe të facebook-ut pas çdo informacioni të vendosur për aktivitetet partiake të VMRO-DPMNE-së, nuk anashkalohet komentimi dhe shprehja e pakënaqësisë për emërimin e Xhaferit në postin e Mbrojtjes duke e ndërlidhur këtë të kularin e tij si komandant i UÇK-së.

Një qytetar i prezantuar me emrin Goran Arsov kishte shkruar z.Gruevski gjithnjë kam qenë anëtar, aktivist dhe simpatizant i VMRO-DPMNE, unë dhe gjithë familja ime. Ju përkrahim në gjithçka. Por, a ishte patjetër që Komandant Forina të bëhet ministër i mbrojtjes? U pajtuam që të jetë shqiptar, kjo është në rregull, por a nuk kishte ndonjë tjetër? Më vjen turp që jam anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Këtë gabim shtrenjtë do ta paguajë Maqedonia dhe VMRO-DPMNE-ja’.Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se këto frustracione janë të panevojshme pasi emërimi i Talat Xhaferit si ministër i Mbrojtjes është hap i guximshëm dhe shpie drejt pajtimit mes komuniteteve. “Unë mendojë se ky emërim në fakt është një hap i guximshëm drejt pajtimit të mëtutjeshëm mes komuniteteve, drejt tejkalimit të paragjykimeve por edhe vetë personaliteti dhe eksperienca e Xhaferit do të jetë një faktor i kohezionit të brendshëm multietnik në ushtri që është shumë i rëndësishëm për funksionalitetin e një ushtrie të një shteti multietnik. Ajo që gjithashtu mendojë se është paradoksale është se përskaj qëndrimit kundër të këtyre faktorëve joshqiptarë mbetet kundër emërimit të Talat Xhaferit edhe PDSH-ja e cila si duket të vetmin qëndrim konzistent që ka në politikë-bërjen e vetë është qëndrimi kundër luftës së vitit 2001 dhe vlerave të saj”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Talat Xhaferi në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes erdhi nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së ndërsa mbahet mend edhe për diskutimet e tij në heshtje dhe formave tjera të kundërshtimit dhe zgjatjes së debatit rreth miratimit të Ligjit për Branitellat.

FANSAT E GRUEVSKIT KUNDËR TALAT XHAFERIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *