Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Baftiu kërkon rikthim në burgun e Idrizovës (VIDEO)

Fatmir Baftiu kërkon rikthim në burgun e Idrizovës (VIDEO)

20 Shkurt – Ish ushtari i Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare Fatmir Baftiu, i burgosur në vitin 2006, pas transferimit nga burgu i Shkupit në burgun e Shtipit është ankuar për trajtim jo të mirë dhe kushteve mirzore në burgun e Shtipit.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se mund t’i ndodhë ndonjë e keqe në këtë burg famëkeq dhe kërkon ndihmë që të paktën të rikthehet aty ku ishte – në burgun e Shkupit. Fatmiri poashtu ka apeluar deri tek partitë politike shqiptare që të ndikojnë që ai sërish të kthehet në Idrizovë pasi që atje ndihet I pasigurt. Ai është shprehur se atje ka shumë presione dhe frikësohet se mund t`i ndodh diçka e keqe.

Fatmir Baftiu është i lindur më 3 Dhjetor 1982 në Tetovë. Fatmiri ishte ushtar i Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare dhe u burgos në vitin 2006 me akuzën se në po të njëjtin vitë në afërsi të pompës së benzinës “Petrol-Kompani” me armë ka vrarë Zlatko Trajçevskin (27) nga fshati Saraçinë.

FATMIR BAFTIU KËRKON RIKTHIMIN NË BURGUN E IDRIZOVËS ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *