Home / Sport / Ferguson: Kristiano Ronaldo, më i mirë se Zidan!

Ferguson: Kristiano Ronaldo, më i mirë se Zidan!

Aleks Ferguson mendon se Kristiano Ronaldo është lojtari më “galaktik” që ka pasur ndonjëherë Real Madrid, duke kaluar edhe rëndësinë e famën e yjeve si Zinedin Zidan e Luis Figo që kanë shkëlqyer më këtë skuadër në vitet e fundit, duke i dhënë edhe nofkën që mori famë në të gjithë botën.

“Florentino Perez kishte të gjithë “galaktikët” te Real Madrid kur u bë president për herën e parë. Ai kishte Figo, Zidan, Roberto Karlos e Raul gjatë asaj periudhe. Por nuk mendoj se ndonjë nga këto lojtarë ishte më i mirë sesa Kristiano Ronaldo”.
“Zidan ishte një lojtar fantastik, Figo ishte një lojtar fantastik. Por jo aq të mirë sa Ronaldo. Ndaj mendoj se skuadra e Murinjos vazhdon të jetojë me reputacionin se Real Madrid ka ende në përbërje lojtarët më të mirë. Ronaldo ka thyer të gjithë rekordet e asaj skuadre. Ai ka mundur Di Stefano, Pushkash e Hugo Sançez. Ndaj do të mbetet përgjithmonë në historinë e këtij klubi”, shpjegoi Ferguson.
“Ai është thelbësor në gjithçka që ata bëjnë. 179 gola në 178 ndeshje flasin vetë. Mendoj se do të më duhet të përdor shantazhin për ta ndalur, mund të filloj të tregoj historitë e jetës së tij kur ai gjendej te ne”, ishte komenti humoristik i Ferguson rreth 28 vjeçarit që fitoi famë ndërkombëtare me fanellën e Mançester Junajtid.
“Nuk e shoh të mundshëm një kthim të tijin këtu, po flasim për qindra miliona paund. Kur e shitëm, i thashë bordit të kërkonte më shumë. Nëse do të kërkonim 150 milion paund nga Real Madrid, me siguri do t’i kishim marrë”, shpjegoi skocezi, që gjithsesi mendon se ka armën e duhura për t’u përballur me skuadrën e ish-futbollistit të tij.
“Van Persi mund t’i shtohet listës së lojtarëve më të mëdhenj që kam drejtuar gjatë karrierës time këtu. Do të isha shumë i lumtur me një gjë të tillë, ai ka qenë fenomenal për ne në sezonin e tij të parë. Ai ka ndihmuar të gjithë me aftësitë dhe njohuritë e tij për lojën. Nëse arrijmë të çojmë të tre sulmuesit mbi kuotën e 25 golave, atëherë jemi në rrugën e duhur për çdo trofe. Deri tani shenjat janë të mira pasi Hernandez ka shënuar 14, Runi 13 dhe Robin 22”, tha Ferguson, si për të treguar se ndaj Realit do të luhet vetëm në sulm.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *