Home / Sport / Fetai, gol dhe karton të kuq

Fetai, gol dhe karton të kuq

Miqtë të parët kaluan në epërsi me golin e Bajram Fetait në minutën e 24-t, mirëpo vendasit përmbysën gjithçka, në vazhdim kur shënuan dy gola për fitore. Fetai nga loja u largua në minutën e 60-të, ndërsa pa më vonë derisa ishte në stol ndëshkohet me karton të kuq, pasi kundërshtoi një vendim të arbitrit kryesor.

Sulmuesi tetovar, Bajram Fetai, ka konfirmuar formën e tij të mirë, duke realizuar gol për skuadrën e tij, Denizlisport, në humbjen 2:1 në trasfertën me Adana Demirsport. Miqtë të parët kaluan në epërsi me golin e Bajram Fetait në minutën e 24-t, mirëpo vendasit përmbysën gjithçka, në vazhdim kur shënuan dy gola për fitore. Fetai nga loja u largua në minutën e 60-të, ndërsa pa më vonë derisa ishte në stol ndëshkohet me karton të kuq, pasi kundërshtoi një vendim të arbitrit kryesor. Ndëshkimi me karton të kuq i Fetait dhe dy bashkëlojtarëve vlerësohet i padrejtë nga trajneri dhe lojtarët e Denizlisporit. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së 20-të të kategorisë së dytë turke. Për Fetain ky ishte goli i pestë i realizuar në 18 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në fanellën e Denizlisporit. 27-vjeçari nga Tetova ka kontribuar edhe me një asitim. Denizlispor për momentin pozicionohet në vendin e 12-të me 24 pikë të tubuara.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *