Home / Sport / FIFA konfirmon kthimin e çështjes së Kosovës në rend dite

FIFA konfirmon kthimin e çështjes së Kosovës në rend dite

Blatter ka njoftuar Thaçin se ka marrë letrën e tij dhe se kërkesa e FFK-së është në rend të ditës për mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që mbahet më 22 mars, ka bërë të ditur nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i ka nisur një letër të mërkurën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Në letër, Blatter ka njoftuar Thaçin se ka marrë letrën e tij dhe se kërkesa e FFK-së është në rend të ditës për mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që mbahet më 22 mars, ka bërë të ditur nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

“Sot kemi pranuar letrën e Blatterit. Presidenti i FIFA-s ka njoftuar se ka pranuar letrën e kryeministrit Thaçi dhe se kërkesa jonë do të jetë në rend të ditës në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Ne shpresojmë në lajme të mira nga ajo mbledhje”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *