Home / Sport / Fiorentina turpëron Interin

Fiorentina turpëron Interin

Fiorentina ka kthyer Interin me këmbë në tokë, duke i dhënë një leksion të mirë zikaltërve të Stramaçionit, që mundi me rezultatin 4-1 dhe për më tepër iu afrua një pikë larg në renditje. Tashmë trajneri i zikaltërve rrezikon seriozisht pankinën, pasi nuk po arrin të mbajë këtë skuadër në nivelet ku kërkohet dhe tani është kaluar në renditje edhe nga Milani.

Ndeshja ka pasur dy protagonistë, Adem Ljajiç dhe Stevan Jovetiç, të cilët kanë shkatërruar plotësisht prapavijën e Interit dhe po të mos ishte për portierin Handanoviç, pasivi i golave të pësuar nga Inter mund të ishte më i thellë. Ljajiç shënoi golin e avantazhit në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 33-të, ishte Jovetiç që gjeti rrugën e rrjetës duke dyfishuar shifrat.
Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht Jovetiç, një nga ëndrrat e merkatos së Interit, çoi në 3 numrin e golave, ndërsa Ljajiç pak minuta më vonë shënoi edhe ai golin e dytë personal në këtë sfidë. Vetëm një gjuajtje nga distanca e Kasanos bëri që Interi të shënonte golin e nderit në minutat e fundit të sfidës, shumë pak për një ekip që deri disa javë më parë pretendonte të luftonte për titull.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *