Home / Lajme / Maqedoni / Franca deporton azilkërkuesit

Franca deporton azilkërkuesit

Autoritetet franceze sot dhe nesër pritet të depërtojnë rreth 150 azilkërkues, pjesa më e madhe e tyre shtetas të Maqedonisë.

Mediat franceze informuan sot se aksioni i fshesës për përzënien e azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia dhe Rumania, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, do të realizohet gjatë dy ditëve të ardhshme.

Shumica prej këtyre azilkërkuesve kishin aplikuar për azil politik, mirëpo ata menjëherë kishin marrë përgjigje negative dhe po qëndronin deri tani ilegalisht në Francë.

Një pjesë e shtetasve të Maqedonisë që vullnetarisht kishin pranuar kthimin në vendlindje ishin shpërblyer me nga 300 euro nga autoritetet franceze të azilit.

MPB sot në Shkup bëri të ditur se në Aeroportin e Shkupit ka mbërritur një grup prej 22 azilkërkuesish të kthyer nga Franca.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *