Home / Sport / Futsall, Shkëndija mundi Juventusin

Futsall, Shkëndija mundi Juventusin

“Ishte një ndeshje interesante që solli kualitet të lartë nga ana e të dyja ekipeve. Ne i’u përgjigjëm mirë lojës së Juventusit dhe në fund mendoj se me meritë morëm fitoren. Kjo fitore është rezultat i punës që bëjmë kohëve të fundit dhe mendoj se do të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen”, deklaroi njeriu i parë i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi-Tushi.

Klubi i Futbollit të vogël Shkëndija ka sjellë paraqitje të shkëlqyeshme në transfertën me Juventus Seravën, duke i mundur ata me rezultatin 9:8 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futsallit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë janë rrikthyer fuqishëm pas humbjes nga Zhelezareci javën e shkuar, duke sjellë paraqitje impresinuese në këtë transferët të vështirë. Shkëndija kishte performansë shumë të mirë, duke rivalizuar fuqishëm ekipin kualitativ të Juventus Seravës dhe në saje të një loje të këtillë, në fund arritën që të marrin fitore të merituar me rezultatin 9:8. “Ishte një ndeshje interesante që solli kualitet të lartë nga ana e të dyja ekipeve. Ne i’u përgjigjëm mirë lojës së Juventusit dhe në fund mendoj se me meritë morëm fitoren. Kjo fitore është rezultat i punës që bëjmë kohëve të fundit dhe mendoj se do të vazhdojmë me këtë rritëm edhe në të ardhmen”, deklaroi njeriu i parë i KFV Shkëndija, Ajetali Dervishi-Tushi, i cili mendon se katër përforcimet e fundit do të ndikojnë në përmirësimin e paraqitjeve të Shkëndijës. “Sigurisht që katër futbollistët e rrinjë që kemi angazhuar do të ndikojnë që kualiteti dhe konkurenca në skuadër të jetë në nivel më të lartë. Kjo gjë rrjedhimisht besoj të përmirësojë rezultatet tona dhe në të ardhmen të kapim pjesën e epërme të renditjes”, përfundoi Dervishi. Shkëndija pas 22 xhirove të zhvilluara mban pozitën e 7-të në renditje, me 28 pikë të tubuara.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *