Home / Lajme / Maqedoni / Fyle e anuloi vizitën në Maqedoni për shkak të ‘qorrsokakut politik’ (VIDEO)

Fyle e anuloi vizitën në Maqedoni për shkak të ‘qorrsokakut politik’ (VIDEO)

Shkup, 15 Shkurt – Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle e anuloi vizitën në Maqedoni të paralajmëruar për javën e ardhshme për shkak të, siç thuhet “qorrsokakut aktual politik në vend”.

“Në kontekst të dialogut të nivelit të lartë planifikoja ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme që ta shqyrtojmë progresin e reformave lidhur me integrimin në BE. Ky raund i katërt i dialogut të nivelit të lartë, duhej të jetë pjesë e përgatitjeve të Komisionit Evropian për raportin vijues të KE-së, siç u kërkua nga takimi i dhjetorit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Por, në dritë të qorrsokakut të tanishëm politik, konsideroj se vizita ime për bisedime për këto çështje do të ishte joadekuate në këtë kohë”, thekson Fyle në deklaratën me shkrim deri te mediat.

Thekson se pëmes kumtesave dhe deklaratave publik, vizita e tij dhe e përfaqësuesve të lartë zyrtarë të cilët ofruan të jenë lehtësues në procedin e gjetjes së zgjidhjes, BE-ja dhe partnerët e saj shfaqën shqetësim lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit dhe pastrimin e tyre.

“Unë jam i frustruar nga mungesa e progresit për dhënie fund të qorrsokakut politik. Raundet paraprake të Dialogut të nivelit të lartë dhe konkluzionet e dhjetorit të Këshillit krijuan mundësi për progres të mëtejshëm të reformave të lidhura me eurointegrimin dhe për hapje të negociatave inkuadruese. Siutuata e tanishme e vendos në rrezik mundësinë e këtillë”, tha Fyle.

Porosit se tani imperativ i liderëve politik në Shkup është që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje, duke demonstruar pjekuri të institucioneve demokratike dhe duke i lënë në vend të parë interesat e shtetit dh qytetarëve të saj.

FYLE ANULOI VIZITËN NË MAQEDONI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *