Home / Lajme / Maqedoni / Fyle: Është depresionuese që Maqedonia nuk i fillon negociatat me BE-në

Fyle: Është depresionuese që Maqedonia nuk i fillon negociatat me BE-në

27 shkurt-“Siç tha edhe paraprakisht komsiari Fyle është i gatshëm që të niset në Maqedoni dhe ne nuk heqim dorë nga ky vend dhe nga populli i tij. Ai do të jetë aty në kohën e duhut kur vizita e tij të organizohet dhe të ndodhë kur kushtet të jenë të përshtatshme për këtë”, theksoi Stano.

Maqedonia është e gatshme për fillimin e negociatave inkuadruese me Unionin, por është depresionuese kur nuk ka përgjigje nga Këshilli Evropian, vlerëson komisari për zgjerim i BE-së Shtefan Fyle, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Praga.

Në intervistë për portalin “Euroaktiv.cz”, në konstatimin se marrëdhëniet bilaterale të Maqedonisë me fqinjët e saj, Greqinë dhe Bullgarinë nuk po zhvillohen në mënyrë pozitive, Fyle u përgjigj se “me një vlerësim të tillë plotësisht nuk do të dakordohej”.

“Vitin e kaluar me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kemi zhvilluam disa raunde të të ashtuquajturës dialog të lartë të vendosur për inkuadrim dhe tentuam që sërish ta hapim këtë çështje. Nuk ka asgjë më depresionuese sesa vazhdimisht të thuhet se ndonjë vend është i gatshëm për negociata inkuadruese, por Këshilli Evropian të mos reagojë në atë. Kjo kuptohet se nuk është stimul pozitiv për vendin”, thotë Fyle.

Eurokomisari shton se janë bërë përpjekje që Maqedonia të inkurajohet në përpjekjet e mëtutjeshme dhe konstaton se “Qeveria e Maqedonisë ka pasur sukses për këtë” dhe se në dialogun e përbashkët janë përkushtuar edhe në çështjet bilaterale.

“Rezultatin e tërë procesit ne e mendojmë në vlerësimin tonë në kuadër të Raportit të muajit tetor, ku sugjerojmë që të fillojnë negociatat me vendin me atë që çështja e hapur për emrin duhet të zgjidhet në fazën fillestare të negociatave inkuadruese”, përsëriti Fyle.

Ai shton se vendeve anëtare u është treguar se në kuadër të propozimit për mandat të negociatave “ekziston gatishmëri për sigurimin e garancive të caktuara se emri i vendit do të zgjidhet para përfundimit të negociatave për inkuadrim”.

Komisari evropian mohon se situata ekonomike e BE-së ndikon në procesin e zgjerimit, duke potencuar se vitin e kaluar Serbia u bë vend kandidat, filluan negociata me Malin e Zi, ndërsa Kroacia filloi me procesin e ratifikimit.

“Ky vit, mund të jetë shumë i ngjashëm. Së pari, na pret zgjerim i BE-së me Kroacinë. për të tjerët, Këshilli Evropian, në fund të vitit të kaluar, relativisht qartë i definoi kushtet dhe ‘hartat’ për fillimin e negociatave inkuadruese Me Serbinë. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, gjithashtu, ka përgatitur kushte nën të cilat vendet-anëtare mund të vendosin për statusin kandidat për Shqipërinë. Lëvizje ka edhe në zhvillimin e aplikacioneve të Bosnjë e Hercegovinës ose të Marrëveshjes për asociacionin me Kosovën”, thotë njeriu i parë i BE-së për zgjerim.

Për Fylen, nuk ekziston “lodhje” nga zgjerimi, por më shumë “lodhje” nga reformat në vendet kandidate dhe aspirante të cilat në vend që ta shfrytëzojnë shansin historik dhe të kthehen në të ashtuquajturën axhendë evropiane, mbeten viktima në politikën vendore.

“Ky është rast i Shqipërisë ose Ish-Republikës Jugosllave, ku kontestet e brendshme politike i vendosin mënjanë reformat e nevojshme për përafrimin drejt standardeve të BE-së”, vlerësoi eurokomisari Shtefan Fyle.
Raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, në takimin e sotëm me ministrin e Maqedonisë për Eurointegrime, Fatmir Besimi në ndërtesën e Europarlamentit, paralajmëroi se nesër përsëri vjen në Shkup, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Para fillimit të takimit në zyrën e Hovitit, eurodeputeti britanik i kumtoi Besimit se për shkak të ngjarjeve me krizën politike në Shkup, nesër do të vijë në Maqedoni për takime me liderët politikë.

“Siç vijojnë punët, nëse sot nuk ka ndonjë ndryshim nesër vij në Shkup”, i tha Hoviti ministrit të Eurointegrimeve.

Ministri Besimi sot përveç se me Hovitin, në kryeqendrën evropiane do të takohet edhe me eurokomisarin për zgjerim Shtefan Fyle, por edhe me Aleksandra Kas-Granje nga Drejtoria për zgjerim në kuadër të Komisionit Evropian dhe me eurodeputetin e EPP-së dhe raportuesin në hije për Maqedoninë, Eduard Kukan.

Ardhja e Hovitit në Shkup, pason pas anulimit të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së për votimin për Rezolutën e tij për Maqedoninë, me qëllim që të pritet zgjidhje e krizës të cilën në vend e imponoi LSDM-ja, me qëllim që të mos ketë raport negativ në Europarlament.

Stavreski: Ne shtrimë dorën, është dëm që LSDM-ja mori vendim të keq

Zëvendëskryeministri Zoran Stavreski shprehu keqardhje për vendimin e Këshillit qendror të LSDM-së, duke e vlerësuar si të keq. Konsideron se ka kohë të mjaftueshme që opozita ta ndryshojë vendimin.

“Ne shtrimë dorë, është dëm që LSDM-ja mori vendim të keq. Megjithatë, deri të dielën mbeten akoma ditë. Besoj se do të mendojnë mirë për atë që të sjellin vendim të drejtë dhe të mos futet vendi në krizë të panevojshme politike, që të mos krijohen probleme dhe të mbetemi në rrugën e integrimeve euroatlantike, në zhvillimin e ekonomisë dhe t’u ofrojmë qytetarëve program dhe projekte në bazë të së cilave do të kenë mundësi të marrin vendim adekuat”, deklaroi Stavreski pas promovimit të sotëm të pagesës jo me para në dorë për dokumentet e reja personale.

Në pyetjen e gazetarëve se a presin që disa nga kandidatët për kryetarë komunash të dorëzojnë lista edhe përkundër vendimit të KQ të LSDM-së, Stavreski potencoi se është puna e tyre që të krijojnë kushte dhe të mundësojnë, edhe pse afatet zgjedhore po rrjedhin, me hapin e bërë për ndryshime në Kodin zgjedhor, opozita në tërësi të dorëzojë kandidaturë, e nëse kjo do të ndodhë varet nga ata.

Ivon: Mosmarrëveshjet politike urgjentisht të zgjidhen

Sinqerisht na vjen keq nëse cilado palë shfaq qëndrim për bojkotim të zgjedhjeve. Duhet të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje të gjendjes dhe për përforcim të mëtejshëm të procesit demokratik, bëri thirrje sot ambasadori britanik Kristofer Ivon.

“Me rëndësi të jashtëzakonshme është që mosmarrëveshjet politike urgjentisht të zgjidhen, sepse nëse nuk ndodh kjo, do të jetë për keqardhje që të rrezikohet rruga evropiane e Maqedonisë, për të cilin vendi ka nxitje të vazhdueshme nga Britania e Madhe. Për këtë arsye apeloj që kjo më shpejt të zgjidhet. Britania e Madhe e shikon Maqedoninë si një vend anëtar të ardhshëm të Unionit. Anëtarësimi do të sjellë beneficione dhe volitshmëri të rëndësishme për të gjithë qytetarët e shtetit. Për këtë arsye, ne e nxisim zgjidhjen e kësaj krize sa më shpejt që është e mundur”, theksoi Ivon në deklaratën për mediat në prezantimin e sotëm të rezultateve nga projekti “Ndërtimi i kapaciteteve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për kualifikime profesionale.
Orav: Bojkoti nuk është hap i mirë, ende ka mundësi për zgjidhje

Ngjarjet e 24 dhjetorit nuk ishin të mira, por unë nuk besoj se bojkoti i zgjedhjeve lokale është hap i mirë. Mendoj se këtë javë ekziston një dritare e vogël e mundësive që liderët dhe partitë politike të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza politike, porositi euroambasadori Aivo Orav pas takimit me kryetarin e komunës Qendër Vladimir Todoroviq.

Nëse nuk gjendet zgjidhje këtë javë, theksoi, atëherë do të thotë se ekziston rrezik i madh jo vetëm për liderët politikë dhe partitë politike, por edhe për qytetarët.

“Shpresoj se zgjedhjet lokale do të munden të mbahen pa kurrfarë incidenti, ashtu siç ishte rasti me zgjedhjet e vitit 2011”, deklaroi Orav dhe shprehu kënaqësi që OSBE/ODIHR vendosi të dërgojë mision të madh monitorues për zgjedhjet.

Së bashku me kryetarin e komunës Qendër, theksoi, biseduam për zhvillimin e komunës, për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për situatën politike.

“Sa për situatën politike në vend Bashkimi Evropian në shumë raste e ka deklaruar pozitën e tij. Të njejtën e bëmë edhe mbrëmë së bashku me ambasadorin e SHBA-ve dhe ambasadorin e OSBE-së. Vlerësoj se 24 dhjetori nuk ishte datë e mirë në historinë e vendit tuaj dhe se të gjithë faktorët duhet të punojnë ta bëjnë 24 marsin datë të mirë”, potencon Orav.
Komsioni Evropian dhe njeriu i parë për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan Fyle, sot e konfirmoi mesazhin e djeshëm se është koha që politikanët e Maqedonosë t’i venë qytetarët në vendin e parë se ka ardhur koha për kompromis.

Këtë sot e deklaroi për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli zëdhënësi i Fyles, Peter Stano.

“Gjithçka që BE-ja dhe partnerët duan të thonë dhe t’i rekomandojnë partnerëve të tyre nga Maqedonia është shprehur në njoftimin e tyre të djeshëm të përbashkët. Ndërsa si plotësim, komisari Fyle u shpreh qartë në letrën e javës së kaluar edhe në “tuitin” e mbrëmshëm, ndërsa kjo është që të dërgojë “një mesazh të fuqishëm për politikanët në Maqedoni, se është koha për kompromis dhe që qytetarët të vendosen në vendin e parë. Ai paraprakisht rekomandoi se zgjidhja e krizës duhet që të gjendet në Shkup”, është decid zëdhënësi i Komsionit.

Në pyetjen nëse mund të pritet që këto ditë Fyle të vijë në Shkup dhe të bëjë presion mbi partitë që të gjendet zgjidhje, siç ndodhi sot në mëngjes me raportuesin e Parlamentit evropian Riçard Hovit, zëdhënësi Stano u përgjigj.

“Siç tha edhe paraprakisht komsiari Fyle është i gatshëm që të niset në Maqedoni dhe ne nuk heqim dorë nga ky vend dhe nga populli i tij. Ai do të jetë aty në kohën e duhut kur vizita e tij të organizohet dhe të ndodhë kur kushtet të jenë të përshtatshme për këtë”, theksoi Stano.

Pasdite në ndërtesën “Belmenot” në Komisioni Evropian komisari Fyle do të takohet me ministrin e ri të Eurointegrimeve në Maqedoni Fatmir Besimi, ndërsa pas takimit është paralajmëruar deklaratë e Besimit dhe njoftim nga zyrta e eurokomisarit për zgjerim të Unionit.
Kriza politike nga fillimi i vitit që kërcënohet të shkaktojë edhe implikime negative më të gjera shoqërore, posaçërisht nga aspekti i integrimeve euroatlantike, shkakton shqetësim të arsyeshëm në lidhje me pritjet për realizimin e detyrave të programuara, tha kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, akademik Vlado Kambovski në ekspozimin në temën “ASHAM në vitin 2012 dhe 2013” në suaza të Kuvendit të 46-të vjetor të këtij institucioni.

Për shkak të kësaj theksoi ai, kryesia e ASHAM-it në seancën e tetë shkurtit apeloi për tejkalim më të shpejtë të krizës politike me fillim urgjent të dialogut mes subjekteve përgjegjëse politike, të bazuar mbi respektimin e interesave të shtetit dhe parimet e sundimit të ligjit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *