Home / Lajme / Maqedoni / Fyle, Hovit dhe Busek vijnë në Shkup që të bëjnë presion për fundin e krizës politike

Fyle, Hovit dhe Busek vijnë në Shkup që të bëjnë presion për fundin e krizës politike

28 shkurt-“Prania jonë e përbashkët, si PE dhe KE dhe parlamentarë të dy prej partive më të mëdha politike në Europarlament, do të tregojnë se Evropa është e bashkuar në atë që tani ka ardhur koha që ndarjeve në Shkup t’i vijë fundit,” rekomandon eurodeputeti britanik Hovit, i cili sipas paralajmërimeve duhet që sot në mëngjes të nisej drejt kryeqendrës së Maqedonisë, por këtë e anuloi për sonte, së bashku me eurokomisarin për zgjerimin dhe me ish-kryetarin e PE-së.

Eurokomisari për zgjerim në Bashkimin Evropian, Shtefan Fyle, së bashku me raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit dhe ish kryetarin e Europarlamentit Jirzhi Busek, sonte vijnë në Shkup me qëllim që të bëjnë presion që t’i jepet fund krizës politike.

Zëdhënësi i Fyles, Petar Stano sot në një pres-brifing zyrtar në ndërtesën e Komisionit Evropian e njoftoi këtë lajm, të cilin me një njoftim e konfirmuan edhe zyra e raportuesit të Hovitit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

“Pati deklarata serioze në ditët dhe në javët paraprake nga ana e BE-së, të cilat erdhën si pasojë e situatës në IJR Maqedoni. Komsiari Fyle do të niset në IJR Maqedoni sonte në një mision të përbashkët me anëtarët e Parlamentit Evropian Hovit dhe Busek, me qëllim që të takohet me palët e prekuara dhe të kontribuojnë që të gjendet mënyrë se si të tejkalohet kriza aktuale politike. Solucioni i krizës do të ndihmojë që të krijojë kushte për raportin që KE-ja e përgatiti mbi bazën e vendimit të vendeve-anëtare për këtë pranverë. Ajo do të krijojë kushte që ky raport të jetë pozitiv, theksoi zëdhënësi i Fyles.

Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s, që kontribuon që të ndryshojë pozicionin e Fyles, që javën e kaluar tha se nuk do ta vizitojë Shkupin për shkak të situatës, ndërsa tani realizon një vizitë urgjente, nëse tani vjen se situata është nxehur dhe se ka edhe tre ditë që partia opozitare LSDM të paraqesë kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarë dhe nëse do të bëjë presion që ata ta bëjnë këtë apo qeveritarët të ndryshojnë kushtet, Stani citoi se “përgjigjja e kësaj pyetje lidhet me deklaratën e mëparshme, ndërsa një përgjigje të plotë do të ketë nesër, kur do të dihet diçka më shumë”.

Në njoftimin e dërguar nga raportuesi i PE-së , Hovit, thuhet se nën dritën e krizës aktuale politike, ai së bashku me Busek dhe Fyle do të vijnë në Shkup dhe në të citohet:

“Prania jonë e përbashkët, si PE dhe KE dhe parlamentarë të dy prej partive më të mëdha politike në Europarlament, do të tregojnë se Evropa është e bashkuar në atë që tani ka ardhur koha që ndarjeve në Shkup t’i vijë fundit,” rekomandon eurodeputeti britanik Hovit, i cili sipas paralajmërimeve duhet që sot në mëngjes të nisej drejt kryeqendrës së Maqedonisë, por këtë e anuloi për sonte, së bashku me eurokomisarin për zgjerimin dhe me ish-kryetarin e PE-së.

Sipas informacioneve nga Unioni, misioni i treshes evropiane do të sigurojë garanci për fundin e ngërçit politik në Maqedoni, me këtë që qëllimi kryesor, si edhe pararakisht, do të jetë se partitë poltike mundet dhe duhet që të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve në vendin e parë, para interesit personal dhe atij partiak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *