Home / Lajme / Maqedoni / Fyle për Gruevskin dhe Cërvenkovskin: Gjeni kompromis që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike (VIDEO)

Fyle për Gruevskin dhe Cërvenkovskin: Gjeni kompromis që vendi të kthehet në rrugën e integrimeve euroatlantike (VIDEO)

21 Shkurt-Në pyetjen e gazetarit bullgar nëse mesazhi i këtillë i ashpër, ku theksohet se rruga euroatlantike e Maqedonisë është nën pikëpyetje, komisari Fyle ka përdorur në rast tjetër “gjuhë” të atillë për një vend-tjetër kandidat për anëtarësim në Union, Stano potencoi se gjatë gjithë kohës nga procesi i zgjerimit, Bashkimi Evropian përsërit se çdo vend është specifik.

Eurokomisari për zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle, siç njoftoi dje MIA, sot i dërgoi letra të veçanta kryeministrit të Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevskit dhe liderit të LSDM-s Branko Cërvenkovskit lidhur me gjendjen aktuale në vend. Këtë në një pres konferencë zyrtare në Komisionin Evropian e konfirmoi zëdhënësi i tij Petar Stano, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas Stanos në letrën e dy liderëve Fyle e shprehu shqetësimin e tij të përbashkët për mungesën e progresit në dhënien fund të ngërçit politik në vend.

“Komisari Fyle rekomandoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Shkup. Ai i bën apel të dy liderëve të vazhdojnë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuae, mbi bazë të dialogut politik dhe kompromisit dhe i bëri thirrje që të gjejnë shpejt kompromis që vendi të kthehet në rrugën euroatlantike, e cila momentalisht është e rrezikuar”, e transmetoi mesazhin e eruokomisarit zëdhënësi i tij.

Stano shtoi se edhe një mesazh nga Fyle që ndodhet në letrat e Gruevskit dhe të Cërvenkovskit ka të bëjë me situatën në Maqedoni.

“Fyle mendon se është e rëndësishme që të theksohet ajo që është më e rëndësishme për ne si Komision Evropian dhe Bashkim Evropian se ne qëndrojmë në anën e popullit të Maqedonisë dhe pas njerëzve të këtij vendit. Nuk duhet që të ketë dyshime për këtë!. Ne jemi të përgatitur që të angazhohemi në gjetjen e zgjidhjes politike, së bashku me palët e prekura, që do të jetë më mirë për vendin, duke treguar gatishmëri prej tyre që të angazhohen, që momentalisht nuk duket ndonjë vullnet nga të dyja palët” thekson Stano.

Zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim thotë se Fyle le hapësirë që të nënkuptohet se BE-ja nuk heq dorë nga Maqedonia.

“Komisari është i gatshëm që të udhëtojë në çdo kohë kur kushtet e vërteta për vizitën e tij do të krijohen nga ana e politikanëve në vend”, decid është zëdhënësi i komisionit.

Në pyetjen e korrespondentit të MIA-s nëse në letrat dërguar Gruevskit dhe Cërvenkovskit, komisari Fyle jep propozim konkret për zgjidhjen e krizës, duke pasur parasysh atë që ka kaluar afati për pjesëmarrje të partisë së Cërvenkovskit në zgjedhjet vendore dhe nëse rastësisht komisari propozon anulim të të njëjtave, zëdhënësi i tij do të thotë: “Në letrën deri te Gruevski dhe Cërvenkovski ka një pjesë që do ta nënvizoj në këtë kontekst si përgjigje të pyetjes. Kjo do të thotë se komisari Fyle thekson se zgjidhja duhet të gjendet në Shkup!”.

Në pyetjen e gazetarit bullgar nëse mesazhi i këtillë i ashpër, ku theksohet se rruga euroatlantike e Maqedonisë është nën pikëpyetje, komisari Fyle ka përdorur në rast tjetër “gjuhë” të atillë për një vend-tjetër kandidat për anëtarësim në Union, Stano potencoi se gjatë gjithë kohës nga procesi i zgjerimit, Bashkimi Evropian përsërit se çdo vend është specifik.

“Ne bëjmë përpjekje se progresi në procesin e inkuadrimit ose mungesa e progresit vlerësohet në mënyrë të veçantë. Letra e Fyles është specifike për liderët politikë të këtij vendi dhe kjo nuk mund të krahasohet me një vend tjetër”, theksoi Stano.

Ky mesazh i Komisionit Evropian dhe konkretisht i komisarit Fyle është i pari pas vendimit të partisë së Cërvenkovskit përfundimisht të vendosë t’i bojkotojë zgjedhjet lokale dhe t’i deponojë dorëheqjet e deputetëve të tyre në Kuvend, me çka u thellua kriza në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht, një dyzinë e deputetëve evropianë dërguan mesazhe gjykimi ndaj hapit të LSDM-së, duke potncuar se me këtë partia e ka lënë vendin në peng për qëllimet e tij partiake.

FYLE: GRUEVSKI DHE CËRVENKOVSKI TË GJEJNË ZGJIDHJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *