Home / Sport / GAJUR SADIKU: “TË MOS MANIPULOHET EMRI IM”

GAJUR SADIKU: “TË MOS MANIPULOHET EMRI IM”

Pasi u mësua se Gajur Sadiku ka refuzuar ofertën për të drejtuar kombëtaren e Maqedonisë për futbollistë të moshës deri më 17-të vjeç, në mediat në vend u folën shumë gjëra të pavërteta. Mediume të caktuara madje përmendën disi me nënçmim emrin e Gajur Sadikut, duke e cilësuar si ‘emër’ anonim që s’ka përvojën e duhur për të drejtuar ekipin kombëtar. Pikërisht për këtë arsye në adresë të redaksisë tonë ka arritur një reagim nga vetë Gajur Sadiki, i cili kërkon nga mediat në fjalë të respektojnë emrin e tij, si dhe të kaluarën e sukseshme sportive.

R E A G I M

“Arsyeja e këtij reagimi janë disa shkrime në media të ndryshme në Maqedoni, që përmendin emrin tim. Konkretisht e përditshmja ‘Makedonski Sport’, duket se ka manipuluar me të pavërteta rreth emrit tim, emër që njihet jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë. Reagoj për të njoftuar tekstshkryesin, por edhe ata që bien pre e atij shkrimi, se gjërat nuk qëndrojnë ashtu si thuhet. Nëse nuk e kanë ditur, u tregoj se e kaluara ime sportive, por edhe e tashmja është bujshme dhe e suksesshme dhe nëse interesohen pak më shumë, secili mund t’ju tregojë rreth biografisë sime. Në pika të shkurtëra dua t’ju njoftoj se kam qenë futbollist aktiv dhe i suksesshëm në Maqedoni dhe jam krenar për atë që kam lënë pas në vendlindjen time. Jam edhe më i kënaqur që të njëjtat suksese i barta edhe në mes të Evropës, së pari si futbollist, e më vonë edhe si trajner. Gjashtë vite me rradhë kam punuar si trajner në Suedi, duke qenë ambasador i vërtetë i vendit tim dhe është jo korrekte, por edhe jo profesionale që një gazetar që pretendon se është profesionist, t’i lejojë vetes që të shkruaj për gjoja mungesë përvoje në zejen e trajnerit. Kandidatura ime për seleksionues në grupmoshat e reja të Maqedonisë, kishte vetëm një qëllim të mirë. Unë pretendova që dijeninë time të fituar këtu dhe sistemin suedez, ta barti edhe në vendin tim, ku si duket jam keqkuptuar nga dikush. Duke para manipulimet që bëheshin, si profesionist vendosa që mos të lejoj që të bëhem vegël e dikujt, që dijnë mirë se kush ka qenë dhe kush është Gajur Sadiku. Për fund, dua që të falemenderoj publikisht të gjithë ata që insistuan unë të jem seleksionues, me shpresë se në ndonjë rast tjetër do të gjindemi aty ku e meritojmë.

Me respekt, Gajur Sadiku”

Alsat M

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *