Home / Sport / Galliani: Nuk kemi Messin, por e kemi Balotellin

Galliani: Nuk kemi Messin, por e kemi Balotellin

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se ai mund të flejë i qetë për 10 vitet e ardhshme pasi ka sulmin më të ri në botë, teksa thotë se mezi e pret ndeshjen ndaj Barcelonës.

Balotelli shënoi dy gola duke i dhënë fitoren Milanit ndaj Udineses, ndërsa është Galliani ai që ka lëvduar sulmin e ri të Milanit me në krye Balotellin, El Shaarawyn dhe Niang.

“El Shaarawy është yll i madh, ai ka luajtur vetëm pasi është lënduar Pazzini dhe ka pasur më shumë minuta për shkak të kësaj. Futbolli është shumë i vrazhdë në këtë aspekt”.

“Dy golat e Balotellit janë shenjë e besimit dhe ai ka mundur të shënojë edhe pas 35 sekondave. Unë nuk e kam parë golin e dytë sepse isha në zhveshtore. Berlusconi ka folur me lojtarët dhe është shumë i kënaqur. Sulmi jonë ka një moshë 60 vjecare dhe për dhjetë vitet e ardhshme mund të fle i qetë”.

“Ne nuk e kemi Lionel Messin, por e kemi Balotellin. Ky sulm ma kujton Barcelonën dhe pritet të shohim potencialin e këtyre djemve pikërisht ndaj Barcelonës”, ka deklaruar Galliani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *