Home / Sport / Gangsteri serb: Takimi United – ZTE, ka qenë i montuar

Gangsteri serb: Takimi United – ZTE, ka qenë i montuar

Një ndeshje ndërmjet Manchester Unitedit dhe ZTE-së, e cila është zhvilluar në vitin 2002 si pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ka qenë e montuar. Tabloidi britanik The Sun është thirrur në dëshminë e një ish-anëtari të mafisë serbe të njohur vetëm si Karesz.

Sipas tij, ka qenë pikërisht ai njeriu që e ka montuar takimin. Në ndeshjen e parë, Djajtë e Kuq janë mposhtur me rezultat 1-0, ndërsa të dytën e kanë fituar me rezultat 5-0.

“Kam caktuar një takim në një kafene në Zalaegerszeg (Hungari). Kam qëndruar ulur në një tavolinë tjetër derisa është kryer marrëveshja. Baste të mëdha janë vënë që ZTE të humbte me së paku tre gola diferencë”, ka deklaruar Karesz.

Drejtori ekzekutiv i klubit hungarez, Attila Dezsi, i ka mohuar këto akuza duke thënë se klubi i tij nuk është nën hetime.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *