Home / Sport / Gerrard zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Gerrard zgjidhet lojtari i vitit në Angli

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, është zgjedhur lojtari i viti 2012 në Angli në një ceremoni që u mbajt në St George’s Park.

Gerrardi asistoi në të gjitha golat e Anglisë në “Euro 2012”, edhe pse nuk ia doli të shënonte ndonjë gol këtë vit.

Danny Welbeck, i cili shënoi pesë gola në 11 paraqitje për Anglinë këtë vit, doli i dyti. Ndërsa, Ashley Cole u votua i treti nga tifozët në faqen zyrtare të Football Association.

“Ende ndihem i freskët, mezi pres të luaj ndeshjen e ardhshme, njëjtë sikur të bëjë debutimin. Sa herë që e veshi fanellën e Anglisë, ndihem shumë krenar”, tha Gerrard gjatë ceremonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *