Home / Sport / Gostivari barazon 1:1 me Rabotniçkin dhe transferohet në Antali

Gostivari barazon 1:1 me Rabotniçkin dhe transferohet në Antali

“Ishte një ndeshje mjaft cilësore dhe sipas mendimit tim ishim ne ata të cilët dominuam në teren. Neve si skuadër jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve tanë. Shpresojë se në Antalya do të kemi mundësi të përgatitemi edhe në nivelin më lartë dhe të dominojmë në pjesën pranverore në Ligën e Dytë dhe në fund të kualifikohemi në elitën e futbollit të Maqedonisë”, është shprehur drejtori sportiv i KF Gostivari, Nazif Selimi.

Lideri i tabelës në Ligën e Dytë të futbollit në Maqedoni, KF Gostivari, të shtunën ka barazuar 1:1 në takimin kontrollues me Rabotniçkin në Shkup, ndërsa nga e hëna vazhdojnë përgatitjet në Antali të Turqisë. Në një takim intersant, Gostivari ka treguar se ambiciet për inkuadrim në Ligën e Parë nuk janë të pa baza, pasi që janë bartur me sukses me ekipin me renome nga Shkupi, në duelin që solli futboll kualitativ nga ana e të dyjsa skuadrave. Trajçevski ishte autor i golit për Rabotniçkin, ndërsa për Gostivarin realizoi Paunov. “Ishte një ndeshje mjaft cilësore dhe sipas mendimit tim ishim ne ata të cilët dominuam në teren. Neve si skuadër jemi të kënaqur me angazhimin e lojtarëve tanë. Shpresojë se në Antalya do të kemi mundësi të përgatitemi edhe në nivelin më lartë dhe të dominojmë në pjesën pranverore në Ligën e Dytë dhe në fund të kualifikohemi në elitën e futbollit të Maqedonisë”, është shprehur drejtori sportiv i KF Gostivari, Nazif Selimi. Ekspedita e Gostivarit të hënën në mëngjes është nisur drejt Antalisë së Turqisë, ku do të qëndrojnë dy javë, ndërsa planifikon të zhvillohen katër ndeshje kontrolluese. Më 7 shkurt Gostivari në miqësoren e parë në Antali do të takohet me skuadrën e Ligës së Parë të Azerbejxhanit, Lokbadan Qaradag, tre ditë më vonë rival do të jetë tjetër skuadër elitare nga Azerbejxhani, Neftchala. Takimin e tretë Gostivari do ta zhvillojë më 12 shkurt, mirëpo për momentin nuk është caktuar skuadra rivale, ndërsa takimi i fundit është paraparë për 14 shkurt, përballë Terek Groznit, që luan në Ligën e Parë ruse.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *