Home / Lajme / Maqedoni / Grabitje e armatosur në Çair të Shkupit

Grabitje e armatosur në Çair të Shkupit

Shkup, 06 Shkurt – Dy persona të maskuar mbrëmë kanë grabitur marketin KAM në lagjen Çair të Shkupit. Grabitja ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugën Xhon Kenedi.

Dy grabitësit të maskuar dhe armatosur kanë arritur që nën kërcënimin e armëve të marrin pazarin ditor të marketit.

Sipas informacioneve të policisë me këtë rast janë grabitur 44 mijë denarë. Policia informoi gjithashtu se është vënë në ndjekje të grabitësve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *