Home / Sport / Granad fiton Reali, Mourinho merr përgjegjësinë për humbjen

Granad fiton Reali, Mourinho merr përgjegjësinë për humbjen

Real Madridi e ka pësuar humbjen e pestë këtë sezon në La Liga si mysafir i Granadas ndërsa trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka shpallur veten fajtor për humbjen prej 1-0 nga Granada.

Fillimi i ndeshjes i takoi Realit, që kishte dominimin në posedim, por sa më shumë që kaloi koha, vendasit u treguan më të rrezikshëm.

Pas një mundësie shumë të mirë të lëshuar nga vendasit, ishte një goditje nga këndi që rezultoi në gol. Cristiano Ronaldo u gjend më së ‘miri’ në zonë, për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë jo të klubit të tij, por të Granadas.

Në vazhdim të takimit Reali bëri përpjekje të mëdha, por Granada shfaqi paraqitje fantastike në mbrojtje dhe pati mundësinë për të realizuar edhe një gol të dytë, teksa Reali nuk kishte ndonjë rast që vlen të përmendet.

Real Madridi pas javës së 22-të në La Liga ka 43 pikë, 15 pikë më pak se sa Barcelona në vendin e parë që i shkon të dielën mbrëma Valencias në Mestalla.

Një autogol i Cristiano Ronaldos (i pari në karrierën e tij), bëri që Los Blancos të regjistronin humbjen e pestë sezonale në La Liga.

“Kur fitojmë dhe kur të gjithë luajnë mirë, është rezultat i vetmenaxhimit, por kur humbim është përgjegjësi e trajnerit”.

“Sot (e shtunë) nuk luajtëm mirë, nuk ishim vetvetja, kështu që unë jam përgjegjës”, u ka thënë portugezi gazetarëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *