Home / Lajme / Rajon / Gruaja dhe vajzat mohojnë vrasjen e Hamdi Sopës

Gruaja dhe vajzat mohojnë vrasjen e Hamdi Sopës

Vajza e madhe e të ndjerit Hamdi Sopa qante pa ndalur të mërkurën në Teatrin Kombëtar gjatë komemoracionit që ishte mbajtur për të ndjerin Sopa.

Por, ndryshe dukeshin dy vajzat e tjera dhe bashkëshortja e të ndjerit, të cilat prej së hënës janë në paraburgim si të dyshuara për vrasjen dhe hedhjen e trupit nga ballkoni i katit të nëntë në Prishtinë.

“Të ftohta” e kokulura ato qëndronin në rreshtin e parë.

Në emër të familjes sime desha t’i falënderoj të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e të afërmit e babait tim. Ai ka me qenë gjithmonë në zemra tona. Faleminderit”, kishte thënë ajo para të pranishmëve, duke qarë.

Vajza e madhe është e lirë dhe nuk është e dyshuar për përfshirje në vrasjen e të atit, derisa dy motrat e tjera po, së bashku me të ëmën, shkruan “Koha Ditore”.

Profesoresha universitare T. Sopa ka mohuar edhe të martën se ka vrarë burrin e saj Hamdi Sopa. Këtë e kanë mohuar edhe vajzat e tij, A dhe E. Sopa, të cilat tek të mërkurën do të dërgohen në Gjykatë në seancë për caktim të paraburgimit sipas kërkesës së prokurorit Blerim Isufaj.

“Janë në gjendje të rëndë, tërë kohën po qajnë”, e përshkruan gjendjen e tyre, avokati Ramë Gashi.

Ai ka thënë se të martën ka biseduar me të dyshuarën A., e cila sipas tij, ka mohuar se familja e saj e ka kryer vrasjen.

“Klientja ime në mënyrë kategorike mohon që familja e kanë vrarë. Ato refuzojnë që e kanë vra, janë edhe shumë të traumatizuara, qajnë gjithë kohën. Gjendja psikike është shumë e rëndë”, ka thënë Gashi, për të shtuar se nuk ka ndonjë shkresë për të parë se çfarë përmban dosja hetimore.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *