Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski deri te Fyle: Ne i përmbahemi fjalës dhe parimeve publikisht të shprehura,

Gruevski deri te Fyle: Ne i përmbahemi fjalës dhe parimeve publikisht të shprehura,

21 shkurt-Kryeministri, potencon zëdhënësi qeveritar, “tha se edhe pse shumë vlerësojnë se të gjitha idetë dhe mundësitë veçmë janë harxhuar dhe tani përsëriten si pozita të vjetra në oferta sikur të janë të reja, megjithatë ne mbetemi përgjegjës, të hapur dhe të përkushtuar për vazhdimin e veprimit në pajtim me parimet publikisht të shprehura dhe për propozime eventualisht konkrete nga cilido qoftë, duke përfshirë edhe propozime konkrete edhe nga ana e Fyles”.

Kryeministri Nikolla Gruevski e mori dhe veçmë u përgjigj në letrën e eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, konfirmoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev.

“Në përgjigjen kryeministri Gruevski ka shprehur falënderim për përkrahjen e kontinuar të cilën eurokomisari Fyle ia jep Republikës së Maqedonisë dhe procesit reformues në të cilin të gjithë bashkarisht punojmë, dhe për përpjekjen e përbashkët e cila gjatë disa viteve të kaluara e tërhoqi përpara vendin tonë, duke krijuar progres, i cili e hapi mundësinë e ofruar nga Këshilli Evropian në Samitin e dhjetorit në vitin 2012. Kryeministri Gruevski ka shprehur edhe keqardhje për vështirësitë për tejkalimin e sfidave politike, të dala nga ngjarjet më 24 dhjetor dhe sjelljes destruktive të opozitës, duke theksuar se është i vetëdijshëm për atë se çfarë rreziku hapet për mundësinë e përmendur në kontekst të agjendës evropiane. Duke theksuar se eurokomisari Fyle është mirë i njoftuar me të gjitha tentimet dhe angazhimet tona për lëvizjen e punëve dhe tejkalimin e situatave, madje edhe kur krahas transparencës, gatishmërisë sonë për dialog dhe kompromis hasim në qasje joserioze dhe joracionale nga pala tjetër”, thuhet në deklaratën me shkrim të Gjorgjievit.

Kryeministri, potencon zëdhënësi qeveritar, “tha se edhe pse shumë vlerësojnë se të gjitha idetë dhe mundësitë veçmë janë harxhuar dhe tani përsëriten si pozita të vjetra në oferta sikur të janë të reja, megjithatë ne mbetemi përgjegjës, të hapur dhe të përkushtuar për vazhdimin e veprimit në pajtim me parimet publikisht të shprehura dhe për propozime eventualisht konkrete nga cilido qoftë, duke përfshirë edhe propozime konkrete edhe nga ana e Fyles”.

“Në kontekst për bashkëpunimin dhe dialogun me mediat, kryeministri Gruevski në letrën theksoi se edhe krahas përparimit tonë të deritanishëm, nuk do të ndalen përpjekjet tona për përparimin e situatave në këtë sferë”, thuhet në deklaratën e Gjorgjievit.

Gruevski në letrën deri te Fyle, nënvizuan edhe se në periudhën e ardhshme përmes shërbimeve kompetente deri te eurokomisari, do të dërgohet raport për përparimin e deritanishëm në kontekst të Dialogut të lartë qasës dhe zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjsëore.
Tv KOHA-Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *