Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i bindur se opozita maqedonase do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Gruevski i bindur se opozita maqedonase do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Shkup, 08 Shkurt – Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka theksuar se është i bindur se opozita maqedonase do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Këtë e deklaroi Gruevski në takimin me qytetarët gjatë promovimit të kandidatit të VMRO-DPMNE, Toni Trajkovski për komunën e Gazi Babës së Shkupit. Sipas tij, presionet nga anëtarësia do të detyrojnë LSDM dhe partitë e tjera të opozitës maqedonase që të dalin në zgjedhje.

“LSDM tani është në një situatë, sikur kur një njeri kërkon një fije kashte për të shpëtuar. Ata derisa po thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, në anën tjetër po përgaditen sikur të ketë zgjedhje. Ne këtë e përshëndesim. Ata kanë përse të përgaditen, sepse nuk e kanë të lehtë me kandidatët tonë”, ka theksuar Gruevski, duke shtuar se lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski nuk është i interesuar për të dalur në zgjedhje, për shkak të humbjes së tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *