Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: LSDM gënjehen mes vete, presin nga ne që tu besojmë (VIDEO)

Gruevski: LSDM gënjehen mes vete, presin nga ne që tu besojmë (VIDEO)

19 shkurt-LSDM-ja edhe më tej gënjehen mes vete dhe nuk e shohin realitetin, ndërsa presin nga ne që t’u besojmë, theksoi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Kryetari i Komisionit për punë të jashtmenë Parlamentin Evropian Emar Brok, sot e dënoi vendimin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë që t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale. “Pozicioni i LSDM-së është i papërgjegjshëm kundrejt vendit të saj. Për arsye të saj politike partiake, kjo parti e mban vendin peng!Mendimi im është që Qeveria e Maqedonisë nuk është ajo që është e papërgatitur, por LSDM-ja – tha njeriu i parë i AFET, që është Komisioni më i rëndësishëm për zbatimin e politikave në Europarlament.

Në vazhdim të deklaratës, Brok shprehu shpresë së grupi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian do t’i tregojë partnerit të saj nga Maqedonia se duhet që të ndalojë me lojërat. “Qëllimet politike të kësaj partie nuk duhet që t’i errësojë BE-prespetivat e vendit. Sociaistët shqiptarë dhe lideri i tyre Edi Rama nuk duhet që të shërbejë si shembull”, theksoi Brok. Pas qëndrimit të saj për “Dojçe Vele” lidhur me situatën politike në Maqedoni, eurodeputetja Doris Pak sot me reagim të ri për hapin e LSDM-së. Në deklaratë ajo theksoi se zhvillimi i tillë i ngjarjeve nuk është i dobishëm për rrugën e Maqedonisë drejt BE-së. “Sjellja e opozitës është e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ajo e dëmton prestigjin e vendit dhe është argument për mungesë të pjekurisë politike”, është decide Doris Pak.

LSDM-ja edhe më tej gënjehen mes vete dhe nuk e shohin realitetin, ndërsa presin nga ne që t’u besojmë, theksoi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në promovimin e mbrëmshëm të programit zgjedhor “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për një Sturimicë më të mirë” të kandidatit për kryetar komune të Strumicës Vasil Pishev.Duke u përqendruar në ngjajet më të reja në LSDM dhe kandidimin e Stevço Jakimovskit për kryetar komune të Karposhit edhe krahas vendimit të opozitës që t’i bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale, Gruevski tha se sinqerisht i vjen keq për vendim e tyre të tillë.

GRUEVSKI: LSDM GËNJEHEN MES VETE, PRESIN NGA NE QË TU BESOJMË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *