Home / Sport / Hakan Shukur: Nuk jam turk, por shqiptar. Erdogan e mbron

Hakan Shukur: Nuk jam turk, por shqiptar. Erdogan e mbron

Futbollisti i njohur turk Hakan Shukur, aktualisht deputet në parlamentin turk ka bërë një deklaratë të fortë një ditë më parë, për origjininën e tij.

Duke iu pergjigjur një pyetjeje për cështjen kurde në Turqi Shukur ka deklaruar: “Unë jam shqiptarë, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer nga kjo tokë”.
Ne këtu përjetuam ndarje të shumta dhe kjo u reflektua edhe me vecoritë etnike, për këto cështje shteti duhet të angazhohet dhe ne këtë si parti në pozitë po e bëjmë tani. Gjithcka që bëjmë është për mirëqënien e vendit tonë, pasi ka rëndësi kontributi i të gjithëve në ndërtimin e shtetit turk”, ka thënë ai

Ai përmendi edhe sfidat e të kaluarës kur diferencimet në bazë të gjuhës, besimit, vendit të origjinës ishin shumë të theksuara, kur cdokush ishte në kërkim të drejtave të veta. Këto deklarata, Shukur, i bëri në një debat që kishte në universitetin Mehmet AKif Ersoy me studentet në qytetin Burdur të Turqisë.

Duket se në mbrojtje të tij ka dalë edhe kryeministri Ergodan, I cili ka deklaruar se, megjithëse Shukur është shqiptar, ka dhënë kontribut të madh për Turqinë.

“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin Mehmet Akif ku tha se nuk jam më origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tonë por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë”, tha Erdogan.

“Vëllai unë, Hakan Shukur, si një djalë shqiptar veshi uniformën e vendit tonë si asnjë persona tjetër. Është golashënuesi ynë më i mirë. Djal i këtij kombi”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *