Home / Lajme / Rajon / Halbauer pranon ekzistimin e mbrojtjes civile serbe

Halbauer pranon ekzistimin e mbrojtjes civile serbe

Mitrovicë,01 Shkurt – Komandanti i KFOR-it, gjenerali Wolker Halbauer, e ka pranuar se është në dijeni se në Mitrovicë ekziston një e ashtuquajtur mbrojtje civile serbe.

Halbauer gjatë vizitës që i ka bërë Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës ka thënë se meqë nuk është politikan, nuk mund të përzihet nëse kjo organizatë ka bazë ligjore të funksionimit, shkruan “Koha Ditore”.

“Nëse vërejmë që kjo organizatë ndërmerr aktivitete, të cilat kërcënojnë gjendjen e sigurisë, atëherë do të reagojmë në mënyrë përkatëse. Sipas njohurive të mia, nuk është e ligjshme që një mbrojtje e tillë civile të mbajë armë”, ka thënë Halbauer.

“Organizatat e vetme në Kosovë, të cilat kanë të drejtë të mbajnë armë, janë: KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës dhe në kuadër të mandatit të saj edhe FSK-ja”, ka pohuar Halbauer.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *