Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj sot qytetar nderi i Tetovës

Haradinaj sot qytetar nderi i Tetovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot do të shpallet qytetar nderi i Tetovës.

Autoritetet komunale informuan mbi ceremoninë e cila do të zhvillohet solemnisht në ambientet e komunës.

Autoritetet e Tetovës kanë injoruar deklarimet e Inspektoratit të Pushtetit Lokal se gjoja do të rrëzohet vendimi i shpallur i komunës së Tetovës për Haradinaj, për shkak se nuk ishte respektuar parimi i Badenterit, duke përfshirë votat e këshilltarëve maqedonas, që bojkotuan seancën.

Kundër shpalljes së Haradinaj për qytetar nderi të Tetovës kanë reaguar partitë politike maqedonase.

Ndërkohë, PDSH përmes një komunikate njoftoi për vizitën e Haradinaj dhe një takim që do të zhvillohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

PDSH informoi se në qytet do të organizohet pritje madhështore nga ana e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Haradinaj nuk përjashtohet të ketë takim edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike dhe politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *