Home / Lajme / Maqedoni / Hazbi Lika dhe Talat Xhaferi ministra të rinj të BDI-së ? ( VIDEO )

Hazbi Lika dhe Talat Xhaferi ministra të rinj të BDI-së ? ( VIDEO )

Ditëve të fundit gjithnjë e më tepër janë të lakuara mundësitë për ndryshime në postet ministrore që udhëhiqen nga BDI. Kështu ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi mësohet se do të jetë zëvendësues i Teuta Arifit në postin e zv/kryeministrit për çështje të Euro-Integrimeve.

Kurse Hazbi Lika do të zëvendësoj Nevzat Bejtën në postin e Ministrit të Pushtetit Lokal dhe Talat Xhaferi do të emërohet në postin e Ministrit të mbrojtjes.

Por të gjitha këto ndryshime dhe emërime do të ndodhin vetëm nëse Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta si kandidatë për kryetar komune në Tetovë dhe Gostivarë do të japin dorëheqje. Për dorëheqjen e tyre po flitet javëve të fundit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është duke ndodhur.

Dorëheqje deri më tani deri tek organet e BDI-së deri më tash e ka konfirmuar deputeti aktual i Integristëve Arben Llabunishti.

Siç pohojnë nga BDI, Hazbi Lika ka qenë kandidati kryesorë për postin e kandidatit për kryetarë të komunës së Tetovës, por ai si shpërblim që ka sakrifikuar me atë pozicion, do të shpërblehen në postin e Ministrit të Pushtetit Lokal.

Ndërsa me dorëheqjen e Nevzat Bejtës krijohet mundësia që një kuadri të Gostivarit ti ofrohet mundësia për të qenë pjesë e ekzekutivit. Dhe këtë ofertë sipas të gjitha gjasave do ta ketë deputeti aktual i BDI –së Talat Xhaferi, për të marë postin e ministrit të mbrojtjes sepse ka njohuri nga e kaluara në drejtimin e kësaj ministrie sepse ka qenë zëvendësministër i mbrojtjes.

HAZBI LIKA DHE TALAT XHAFERI MINISTRA TË RINJ TË BDI-së ? ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *