Home / Lajme / Botë / Hillary Clinton mban fjalimin e fundit

Hillary Clinton mban fjalimin e fundit

Në fjalimin e fundit si sekretare amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “më të fuqishme brenda dhe më të respektuara në botë” sesa në kohën kur ka marrë postin e kryediplomates, katër vjet më parë.

Duke folur në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, Clinton ka thënë se Amerika do të mbetet “fuqia e nevojshme” e botës, por duhet të vazhdojë të përdorë “mjetet e shekullit 21” të diplomacisë, përfshirë fokusin në teknologjitë e reja.

Ajo ka thënë se synimet e politikës së jashtme në vitet e ardhshme përfshijnë konsolidimin e pozicionit të SHBA-së në Azi, përfundimin e luftës në Afganistan, drejtimin e ndryshimeve në Lindjen e Mesme dhe vazhdimin e angazhimit të gjerë ekonomik.

Senatori John Kerry, që është pasues i Clintonit në Departamentin e Shtetit, do të marrë detyrën më 4 shkurt.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *