Home / Lajme / Rajon / Hiqet nga sheshi shqiponja dhe fotografia e Adem Jasharit

Hiqet nga sheshi shqiponja dhe fotografia e Adem Jasharit

Shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini, të vendosur në sheshin që mban emrin e tij në Mitrovicë, të cilës iu patën bashkëngjitur më vonë shqiponja dhe fotografia e Adem Jasharit, tanimë i janë hequr.

Shqiponja me dimensione më të mëdha sesa vetë shtatorja, e punuar me konstrukt nga metali, ndërsa e ndërtuar prej drurit, ishte dhuratë nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha për qytetin e Mitrovicës, ndërsa fotografia e heroit legjendar Adem Jashari, ishte vendosur në mes të kësaj shqiponje me iniciativë të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.

Heqjen e shqiponjës dhe fotografisë së Adem Jasharit që ka ndodhur mbrëmë gjatë natës, zëdhënësi i komunës, Ahmet Jashari e ka arsyetuar me vendosjen e të parës tek varrezat e dëshmorëve në Mitrovicë.

“Në një konsultim mes kryetarit dhe një grup të artistëve është vlerësuar se shqiponja dhe fotografia krijojnë një imazh të stërngarkuar të këtij sheshi, andaj është marrë vendim që shqiponja të vendoset tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa fotografia e legjendarit të hiqet”, ka thënë Jashari për “Kosovapress”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *