Home / Lajme / Maqedoni / Hovit do të bëjë të ditur për kur dhe pse është anuluar votimi për Rezolutën e PE-së për Maqedoninë

Hovit do të bëjë të ditur për kur dhe pse është anuluar votimi për Rezolutën e PE-së për Maqedoninë

26 shkurt-Në kërkesë të eurodeputetit dhe njëherit raportues britanik, AFET mbrëmë u dakordua që ta anulojë votimin për Rezolutën e PE-së për raportin e muajit tetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë, që duhej të ndodhë më 4 mars edhe krahas kundërshtimit të eurodeputetëve bullgarë dhe grekë, ndërsa me sqarim se kriza aktuale politike që e krijon LSDM-ja opozitare mund të ketë ndikim të madh në të njëjtin, edhe pse i përket vitit të kaluar.

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, së bashku me dyzinën e raportuesve në hije, pasdite në orën 16:15 do të mbajnë takim në ndërtesën e PE-së në Bruksel me qëllim që të dakordohen se kur do të mbahet votimi për Rezolutën e dhomës ligjdhënëse evropiane për vendin tonë, që pas debatit të mbrëmshëm është anuluar për një kohë të papërcaktuar. Nga kabineti i Hovitit, për korrespondentin e MIA-s nga Brukseli konfirmuan se raportuesi sot do të takohet me ndihmësit e tij dhe se pas takimit në një kumtesë të përbashkët do t’i kumtojnë arsyet për kur dhe pse komisioni për punë të jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian e ka shtyrë votimin për Rezolutën.

Në kërkesë të eurodeputetit dhe njëherit raportues britanik, AFET mbrëmë u dakordua që ta anulojë votimin për Rezolutën e PE-së për raportin e muajit tetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë, që duhej të ndodhë më 4 mars edhe krahas kundërshtimit të eurodeputetëve bullgarë dhe grekë, ndërsa me sqarim se kriza aktuale politike që e krijon LSDM-ja opozitare mund të ketë ndikim të madh në të njëjtin, edhe pse i përket vitit të kaluar.

“Kriza që ndodhi pas ndodhive më 24 dhjetor të vitit të kaluar nuk tejkalohet. Të dy partitë kryesore politike në vend po akuzohen mes vete, ndërsa LSDM-ja opozitare e braktisi Parlamentin dhe po kërcënohet me bojkot të zgjedhjeve lokale. Mbetet mendimi im se Maqedonia ka mundësi historike që në muajin qershor të marrë rekomandim pozitiv për fillim të negociatave të inkuadruara nga Këshilli Evropian, por vetëm nëse zgjidhet situata, e cila mund ta prishë procesin e vendit i siguruar në vitet e fundit”, theksoi Hovit në debatin e djeshëm të AFET-it, ku u arrit pajtueshmëri pas takimit të sotëm të raportuesit me raportuesit në hije që të arrihet dakordim për qëndrim të përbashkët me të cilin do të sqarohet anulimi i votimit të Rezolutës, po i njëjti të mos jetë presion ndaj ndonjërës parti në Shkup, por për presion ndaj të dyjave për zgjidhjen e problemit

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *