Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Kriza rrezikon proceset integruese (VIDEO)

Hovit: Kriza rrezikon proceset integruese (VIDEO)

Në rrethanat aktuale druaj se votimi për Raportin për vendin në Parlamentin Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm.

Duhet të them me keqardhje se mendoj për mundësinë që të shtyhet votimi për raportin tim duke pasur parasysh rrethanat e tanishme në vend, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Shkup raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit.

“Kjo do të paraqes edhe një mundësi e humbur që të ndikohet mbi konkluzionet e Komisionit Evropian në prill dhe vendimi i Këshillit të Evropës që do të pasojë pastaj dhe më vjen keq në qoftë se kjo me të vërtetë ndodh. Edhe mëtej shpresoj se kjo nuk do të jetë rast dhe se partitë politike në vend do të mund të gjejnë mënyrë që t’i vendosin në vend të parë interesat e vendit”, vlerësoi Hovit në takimin përfundimtar me gazetarët pas takimit me të gjitha partitë politike gjatë qëndrimit në vend.

Duke iu drejtuar siç thotë popullit në vend, theksoi se edhe pse është plotësisht i përkushtuar në ardhmërinë evropiane të vendit, qëllimi strategjik i të cilës është anëtarësimi në BE, as ajo nuk mund ta dëshirojë më shumë se vetë ne.

Ai tha se e mbështet propozimin për formim të komisionit të ekspertëve i cili do t’i hetojë ngjarjet e 24 dhjetorit dhe se nuk do ta përcaktojë prej më para rezultatin nga puna e tyre pas të cilës do të tregohet se kush është fajtor. Por, theksoi, se perceptimi për atë që ndodhi më 24 dhjetor e gërmon kredibilitetin demokratik të vendit dhe se Parlamenti Evropian nuk beson në bojkotin e zgjedhjeve në këtë ose në ndonjë vend tjetër.

Shfaqi bindje se ende ekziston mundësi që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen.

“Sa i përket afatit përfundimtar, i cili skadon të shtunën dhe shumica e nevojshme që të ndryshojë rregullativa gjatë ditëve të ardhshme, dua të them se kjo nuk është çështje teknike, por çështje e vullnetit politik, ndërsa mesazhi im është q në qoftë se paraqitet vullnet i tillë politik të zgjidhet kontesti, ende është e mundur që kontesti të zgjidhet”, tha Hovit.

Lidhur me komisionin e ekspertëve, ai sugjeron se ai duhet ta shqyrtojë çështjen në mënyrë të përgjegjshme për atë çka ndodhi.

Për çështjen e zgjedhjeve shprehi kënqësi që ka marrë bindje nga ministri i Drejtësisë se do t’i zbatojnë rekomandimet nga OSBE/ODIHR që, thotë, tërësisht e mbështet.

U përqëndrua edhe në punën e Kuvendit.

“Për rregullat në Parlament duhet të them se më duket se nuk ishte gjë e mençur të ndryshohen rregullat në mungesë të një partie nga Parlamenti. Me të vërtetë me incidentin në sipërfaqe del një sfidë gjithpërfshirëse e cila akoma duhet ta zgjidhë Kuvendi për arritje të pavarësisë së mjaftueshme që të mundet plotësisht ta ftojë për përgjegjësi të pushtetit ekzekutiv”, tha raportuesi i PE-së.

Sa i përket largimit të gazetarëve dhe të tjerëve nga galeria politike në ditën kritike, sipas tij, kjo është një çështje e posaçme e cila, thotë, gjithashtu ka pasoja të largëta, ndërsa e cila i hedh hije tryezës paraprake të rrumbullakët me të cilën u arrit progres. Sërish bëri thirrje që sërish të vendoset dialogu i tillë.

“Besoj se mundësia historike për vendin ende ekziston në Këshillin e Evropës në qershor, por ajo çka do të ndodh këtu gjatë ditëve të ardhshme mund t’i determinojë ndodhitë në Bruksel gjatë disa viteve të ardhshme”, porositi Riçard Hovit.

HOVIT: KRIZA RREZIKON PROCESET INTEGRUESE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *