Home / Lajme / Maqedoni / Hovit: Qeveria dhe opozita të rinisin dialogun

Hovit: Qeveria dhe opozita të rinisin dialogun

Dhjetë ditë para debatit të komisionit për rezolutën më të re të PE-së për progresin e Maqedonisë, për të cilin janë parashtruar 203 amandamente rekorde, raportuesi Riçard Hovit, nga 13 deri 15 shkurti, qëndron në Shkup në tentim që të ndihmojë për vendosje të dialogut politike.

“Për momentin, kur ekziston ndërprerje të dialogut politik midis partive, është edhe më e rëndësishme të jem në vend, t’i dëgjojë të gjithë dhe të shohë se si procesi inkuadrues evropian mund t’i kthejë gjërat në rrugën e vërtetë në Shkup”, thotë eurodeputeti britanik për Dojçe Velen.

Në pyetjen se vallë është optimist se do të gjendet zgjidhje për dialogun midis dy partive më të mëdha në Maqedoni, raportuesi i Europarlamentit thotë se puna e tij nuk është të jetë optimist ose pesimist.

“Puna ime është që t’i ndihmojë vendit të inkuadrohet në BE dhe disa t’i dëgjojë të gjitha partitë. Eurokomisari Fyle personalisht dhe hollësisht më njoftoi për vizitën e tij të fundit këtu dhe shpresoj se me atë që do të jem në vend, që do t’i dëgjojë të gjithë të involvuarit në krizën politike, do të kem ndikim pozitiv, por jo si gjykatës ose ndërmjetësues, për shkak se ky nuk është roli im, por ndikim pozitiv dhe konstruktiv që do të mundësojë të vendoset dialog dhe të fousohemi në atë që duhet, ndërsa ajo është marrja e datës për negociatat inkuadruese, që është për mua prioriteti kryesor”, tha Hovit.

Ai nuk dëshiron që parakohe të vlerësojë se nëse është rrezikuar procesi i integrimit evropian në Maqedoni. Këtë do ta bëjë pas vizitës së vendit dhe bisedimet të cilat do t’i zhvillojë atje.

“Por, dukshëm, vendimi i Këshillit Evropian në dhjetor është mundësi për vendin, pasi që tre herë rekomandimet e Komisionit Evropian janë shënuar, por Këshilli nuk vepronte sipas tyre. Kjo është mundësi e rëndësishme dhe do të doja të flasë për këtë me të gjithë aktorët në vend që ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha raportuesi i PE-së për Maqedoninë.

Përveç Riçard Hovitit, gjatë këtyre ditëve në Maqedoni pritet të mbërrijnë edhe eurodeputetë të tjerë me qëllim që të vendoset dialog politik midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-ja të kthehet në Kuvend. Por, edhe nëse LSDM-ja kthehet në Parlament dhe nëse vendoset dialogu politik, dëmi veçmë është bërë.

Në ndryshimet e propozuara të reja të propozim-rezolutës së Hovitit kërkohet që në raport të qëndrojë se “ngjarjet në Parlament janë hap serioz mbrapa në dialogun politik dhe funksionimin demokratik të institucioneve në vend”, shfaqet shqetësim nga gjendja dhe u bëhet thirrje Qeverisë dhe opozitës ta ripërtërijnë dialogun, pa marrë parasysh tonën në thirrjet në varshmëri nga blloku politik i atyre të cilët i dërgojnë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *