Home / Sport / Ibra: Pas Muhamed Ali, jam unë më i madhi!

Ibra: Pas Muhamed Ali, jam unë më i madhi!

Zlatan Ibrahimoviç, sa herë që bën ndonjë deklaratë, lëshon fraza të bujshme që më pas bëjnë xhiron e botës. Këtë radhë, ai e ka cilësuar veten si sportisti numër 2 në historinë e të gjitha sporteve, duke vendosur veten vetëm pas legjendës së boksit, Muhamed Ali.

“Muhamed Ali, idhulli im? Edhe unë jam më i madhi. A mund të ketë dy të mëdhenj? Jo?! Atëherë po themi se unë jam më i madhi pas Ali. Jam prej thuajse 20 vitesh në autostradën e suksesit, duke ecuri gjithmonë e më shpejt”, ishte deklarata e sulmuesit suedez për revistën “11Freunde”.
Ai nuk ka hedhur poshtë edhe një të ardhme të mundshme në Bundesligë. “Nëse një ditë do të vija të luaja në Gjermani, do të ishte për Bajern Mynih. Më ka mbetur ende kohë për të luajtur në karrierën time dhe për mua, Bajerni është një nga 5 klubet më të mëdha në botë”, deklaroi ai.
Sipas mediave franceze, Ibrahimoviç pak ditë më parë ka refuzuar edhe shiritin e kapitenit te PSZH, pasi ka qenë i “indinjuar” për faktin që i është propozuar vetëm tani, pas dëmtimit të Tiago Silvas që është zgjedhur kapiten i parë i skuadrës franceze.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *