Home / Sport / Ibrahimi më i miri në fitoren e Maqedonisë

Ibrahimi më i miri në fitoren e Maqedonisë

Agim Ibraimi përsëri ishte protagonist kryesor i takimit duke shënuar një gol spektakolar si dhe duke asistuar në golin e parë. Ajo që tashmë është bërë e zakonshme në ndeshjet e kombëtares së Maqedonisë janë fyerjet antishqiptare të tifozerisë të cilët përsëri nuk respektuan futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë Agim Ibraimi dhe Muhamed Demiri duk i fyer ata në baza etnike edhe përkundër faktit që ishin protagonistë kryesorë të ndeshjes.

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll të mërkurën mbrëma mposhti kombëtaren e Danimarkën, në ndeshjen miqësore të luajtur në Shkup. Ekipi nikoqir ka fituar me një rezultat të thellë 3:0, ndërsa në mesin e golashënuesve u regjistrua futbollisti shqiptar Agim Ibrahimi. Dy golat e tjerë i shënuan sulmuesi i mirënjohur Goran Pandev, i cili hapi rezultatin e ndeshjes, ndërsa goli i tretë u shënua nga Nikolce Noveski.
Agim Ibraimi përsëri ishte protagonist kryesor i takimit duke shënuar një gol spektakolar si dhe duke asistuar në golin e parë. Ajo që tashmë është bërë e zakonshme në ndeshjet e kombëtares së Maqedonisë janë fyerjet antishqiptare të tifozerisë të cilët përsëri nuk respektuan futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë Agim Ibraimi dhe Muhamed Demiri duk i fyer ata në baza etnike edhe përkundër faktit që ishin protagonistë kryesorë të ndeshjes.
Me këtë fitore në ndeshje miqësore, Maqedonia siguron vetëm një renditje më të mirë në listën e FIFA-s. Ekipi i kombëtares së Maqedonisë ka nisur serinë e fitoreve dhe falë lojës së mirë së Ibrahimit, që nisi me Serbinë dhe duke vazhduar me Slloveninë. Kjo ndeshje tregon përgaditjen e lartë para përballjes me Belgjikën, për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *