Home / Sport / Ibrahimoviç: Nuk ka dyshime, Mesi është më i miri!

Ibrahimoviç: Nuk ka dyshime, Mesi është më i miri!

Zlatan Ibrahimoviç ka pranuar se nuk ka krahasim mes tij dhe Lionel Mesit, pasi argjentinasi me të cilin do të përballet nesër në ndeshjen miqësore Suedi-Argjentinë, është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

“Mendoj se Leo është një lojtar fantastik. Në nivel individual, padyshim është më i miri në botë. Nuk përbën çudi fakti që e them unë një gjë të tillë. Për këtë janë dakord shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse ka fituar kaq shumë çmime në sezonet e fundit”, u shpreh sulmuesi suedez që ka qenë shok skuadre me “Pleshtin” në sezonin 2009-2010 te Barcelona.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, Ibrahimoviç nuk ka ngurruar më pas të pranojë edhe superioritetin e argjentinasit ndaj tij, edhe pse shpesh gjatë viteve të fundit ka pretenduar se është ai lojtari më i mirë në botë.
“Mes meje dhe Mesit kush është lojtari më i mirë? Pas asaj që ka bërë Leo në këto vite të fundit, nuk ekziston asnjë lloj diskutimi. Për këtë arsye do të jetë argëtuese të luaj kundër tij në takimin e nesërm”, siguroi sulmuesi suedez që mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e tij, ashtu si edhe talenti argjentinas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *