Home / Sport / Iniesta: Gati të vë dorën në zjarr, me Milanin kalojmë ne!

Iniesta: Gati të vë dorën në zjarr, me Milanin kalojmë ne!

“Jam gati të vë dorën në zjarr, me Milanin kalojmë ne”, ishte batuta e lojtarit katalanas. “Ky është një moment në të cilin gjërat nuk funksionojnë as në mbrojtje e as në sulm. E dimë të gjithë se ndeshja e kthimit me Milanin do të jetë një pikë kyç e sezonit por, me 12 mars do të jemi gati”, u shpreh ai.

Andres Iniesta u ka premtuar tifozëve të Barcelonës një kthesë të menjëhershme në situatën e vështirë që po kalojnë katalanasit, një ditë pas humbjes së rëndë në Kupën e Mbretit ndaj Real Madrid. Por të bërë sa më bindës premtimin e tij, Iniesta nuk ka ngurruar të shprehë sigurinë se Barcelona do të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, edhe pse është mundur 2-0 nga Milani në ndeshjen e parë.
“Jam gati të vë dorën në zjarr, me Milanin kalojmë ne”, ishte batuta e lojtarit katalanas. “Ky është një moment në të cilin gjërat nuk funksionojnë as në mbrojtje e as në sulm. E dimë të gjithë se ndeshja e kthimit me Milanin do të jetë një pikë kyç e sezonit por, me 12 mars do të jemi gati”, u shpreh ai.
“Në Kupën e Mbretit, ekipi shkoi deri aty ku meritonte të shkonte, pasi Reali është finalist me meritë. Të parëve që na dhemb ta pranojmë një gjë të tillë jemi ne. Të shtunën ka një ndeshje tjetër, por mendja mbetet te takimi me Milanin”, pranoi ai, duke theksuar gjithashtu se situata e veçantë që po kalonte Barcelona mund të ishte edhe rrjedhojë e rrethanave të krijuara.
“Kur humben dy ndeshje të rëndësishme, është normale që të lindin dyshime. Por të mos harrojmë që jemi gjerësisht në avantazh në kampionat dhe Liga e Kampioneve mbetet e hapur. Nuk e fsheh që ndoshta na ka penalizuar fakti që po stërvitemi në distancë nga Vilanova. Por shëndeti ka rëndësi mbi të gjitha”, deklaroi mesfushori spanjoll.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *