Home / Sport / Interi fiton dhe i afrohet Champions

Interi fiton dhe i afrohet Champions

Interi ka arritur të kthehet në garën për renditjen mes tre skuadrave të para në Serinë A, pasi ka fituar 3-1 me Kievon dhe ka përfituar nga barazimet e skuadrave rivale, Napoli, Lacio dhe Milan.

Zikaltërit kanë bërë gjithçka mirë që në fillimin e ndeshjes, duke kaluar në avantazh me Kasanon. Por pas reagimit të Kievos dhe barazimit të skuadrës veroneze me Rigonin, Interi është zgjuar edhe një herë dhe ka rivendosur avantazhin falë një gjuajtje me kokë të Ranokias.
Më pas, takimi ka folur tërësisht për ekipin e Stramaçionit që ka krijuar raste të njëpasnjëshme, duke goditur edhe traversën me Garganon. Por goli i tretë nuk do të vonojë dhe vjen në fillimin e pjesës së dytë më autor Militon, që gjen rrugën e rrjetës për herë të parë në vitin 2013.
Pavarësisht rasteve të humbura nga Palacio për të thelluar avantazhin, Interi del i kënaqur nga fusha me fitoren 3-1 që e çon vetëm një pikë larg Lacios së vendit të tretë dhe kthen buzëqeshjen në radhët e një skuadre që po kalonte një krizë të mirëfilltë rezultatesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *