Home / Sport / Ish-kampioni Herbi Haid organizon manipulime në boks

Ish-kampioni Herbi Haid organizon manipulime në boks

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Herbi Haid, është zbuluar nga gazeta britanike “The Sun” si një person që ka lidhje me shpërndarës droge dhe i gatshëm të manipulojë një ndeshje boksi nëse dikush i ofron 1 milion paund.

41 vjeçari britanik organizoi një takim mes gazetarëve me identitet të rremë që e kishin kontaktuar si promotorë të një ndeshje në Lindjen e Mesme, dhe një shpërndarësi droge, i cili u dorëzoi atyre kokainë, duke u mburrur për lidhjen që kishte me boksierin.
Ndërsa vetë Haid, u filmua më pas nga një kamera e fshehtë duke deklaruar se ishte gati të manipulonte rezultatin e një ndeshje boksi.
“Kundër kujtdo, në cilin raund të duash, çfarëdo që të duash, për sa kohë që hedh paratë. Unë mund t’ju garantoj një gjë, merrni cilindo favorit dhe për 1 milion paund ai humb ndeshjen”.
“Boksi nuk është më se kush është më i miri, është biznes. Ju duhet një person me një bilanc të mirë fitoresh, si unë. Po gjetët një emër tjetër të njohur, aq më mirë, mund të fitohen miliona”, janë fjalët e filmuara nga gazetarët e “The Sun”.
Në artikullin e gazetës britanike shpjegohet se si hetimi ka filluar pasi në redaksinë e tyre kishin mbërritur sinjalizime se si Haid, dy herë kampion bote i peshave të rënda dhe një nga boksierët më të njohur të viteve ’90, po kërkonte me ngulm të manipulonte një ndeshje të fundit në karrierën e tij, para se të largohej përfundimisht nga boksi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *