Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov fton Papulasin në takim

Ivanov fton Papulasin në takim

Shkup, 06 Shkurt – Maqedonia është e gatshme për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes të përbashkët me Greqinë dhe është e hapur për takime, këmbime të mendimeve dhe qëndrimeve, ka theksuar presidenti Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me shefin e ri të Zyrës greke për lidhje në Maqedoni Teoharis Lalakos.

Në këtë kontest Ivanov sërish dërgoi ftesë për takim me presidentin e Republikës së Greqisë, Karolos Papulas, kumtoi Kabineti i presidentit pas takimit.

Thellë jam i bindur se me këtë, ne si njerëz të parë të të dyja vendeve fqinje, do të japim kontribut të rëndësishëm në vizionin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, si dhe për të tanishmen dhe ardhmërinë e përbashkët në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike, ka theksuar presidenti pas takimit me Lalakos, duke i dëshiruar mirëseardhje në Maqedoni dhe sukses në kryerjen e funksionit.

Dy bashkëbiseduesit, thuhet në kumtesë, kanë konstatuar se edhe krahas dallimit me emrin, marrëdhëniet bilaterale midis të dyja vendeve janë në nivel të lakmueshëm. Presidenti i Maqedonisë shprehu pritje se gjatë mandatit të Lalakos, përfaqësimi diplomatik në të dyja vendet do të ngrihet nga zyrat për marrëdhënie në ambasada.

Ivanov dhe Lalakos këmbyen mendime edhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit ë lartë përmes krijimit të programeve studimore të përbashkëta, këmbim i profesorëve dhe studentëve, me çka, presidenti Ivanov e potencoi nevojën nga arritja e marrëveshjes ndërkombëtare për njohje të ndërsjellë të diplomave. (INA)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *