Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov i dhuroi emirit të Katarit një qen të Sharrit

Ivanov i dhuroi emirit të Katarit një qen të Sharrit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka dhuruar emirit të Katarit, Hamad Al Tani, një qen të racës së Malit Sharr.

Ai këtë dhuratë i`a bëri gjatë vizitës së javës së kaluar në Katar, njoftoi sot gazeta e përditshme “Utrinski Vesnik”.

Qeni katërmuajsh i pagëzuar Rino tashmë po qëndron në pallatin mbretëror në Doha, edhe pse sipas gazetës, mbetet enigmatike se si do t`i përballojë ky qen temperaturat e larta tropikale. Përveç kësaj, Ivanov i ka dhuruar Al Tanit edhe prodhime vendore të Maqedonisë si mjaltë, çaje popullore si dhe fotografi nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *