Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: MPB-ja është e gatshme për mbajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike (VIDEO)

Jankulloska: MPB-ja është e gatshme për mbajtje të zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike (VIDEO)

19 shkurt-Sipas Jankulloskës, në nivel jashtëzakonisht të lartë është bashkëpunimi me KSHZ-në, ndërsa janë nënshkruar edhe letra për bashkëpunim me të gjitha OJQ-të e interesuara të cilët dëshirojnë të japin kontribut për organizim të zgjedhjeve lokale. Ajo potencoi se MPB-ja mbetet e hapur për qytetarët në qoftë se kanë ndonjë informatë që konsiderojnë se shkon në dëm të procesit zgjedhor ose rrezikohen të drejtat e tyre edhe si zgjedhës por edhe si kandidatë, dukuritë e tilla t’i denoncojnë.

Shtabi operativ i MPB-së i angazhuar për realizim të obligimeve të lidhura me zgjedhje e tanishme lokale është plotësisht i gatshëm dhe është vendosur në dispozicion të mbajtjes së zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, theksoi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Në zgjedhjet lokale pritet inkuadrim i numrit maksimal të nëpunësve policorë, ndërsa çdo polic do të marrin doracak të posaçëm, që është përpunuar në bashkëpunim me OSBE-në, si vegël e dobishme për gjindje më të mirë në situata të dhëna. Numri i saktë i nëpunësve policorë të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve varet nga më shumë parametra dhe në këtë moment ende nuk është përcaktuar.

“Por, edhe kur do të përcaktohet mbetet vlerësimi në momentin e dhënë të MPB-së se vallë do të zbulohet. Do të sigurohet numër i mjaftueshëm i nëpunësve policorë që do të garantojë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike gjegjësisht realizim të të drejtave të qytetarëve edhe në kuptim të së drejt aktive, por edhe pasive zgjedhore”, tha Jankulloska.

Punë e MPB-së, theksoi ajo, është që t’i parashikojë të gjitha ndodhitë dhe skenaret e mundshme dhe të ketë zgjidhje edhe nëse ndodhin incidente por edhe nëse nuk ndodhin. Përvojat, nënvizoi, tregojnë se policia ka kapacitet të ballafaqohet me çfarëdo lloj situate.

“Nuk do të doja të komentoj vendime politike të cilitdo qoftë subjekt politik, por nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme mund t’u garantoj qytetarëve se në tërësi do të mund t’i shffrytëzojnë të drejtat e tyre edhe në kuptim të së drejtës zgjedhore, por edhe për realizim të të drejtave të tyre si kandidatë në pozita të ndryshme në këto zgjedhje”, u përgjigj Jankulloska në pyetjen e gazetarëve se vallë me bojkotimin e zgjedhjeve nga opozita mund të priten incidente dhe protesta.

Jankulloska shfaqi shpresë se në këtë zgjedhje, MPB-ja nuk do të jetë në situatë në cilëndo pjesë të Republikës së Maqedonisë që të ketë nevojë angazhimi gjegjësisht reagim të policisë.

Lidhur me pikat e rrezikshme, shpjegoi, MPB-ja ka shqyrtuar se ku në të kaluarën më së shpeshti ka pasur probleme dhe ky është indikator serioz për sistemimin e forcave policore në kuptim të mirëmbajtjes së rendit dhe qetësisë publike, sigurim të vendvotimeve në kuadër të kompetencave të MPB-së, dhe dalje në ndihmë qytetarëve për çfarëdo lloj nevoje të lidhur me punën e policisë.

“Jemi në pritje që KSHZ-ja më së voni deri më 21 shkurt të informojë dhe t’i publikojë përshkrimet e vendvotimeve, me ç’rast do të bëhet plan i hollësishëm për sistemim të nëpunësve policorë të cilët do të jenë të angazhuar për procesin zgjedhor”, shpjegoi ministrja e Punëve të Brendshme.

Përndryshe, prej sot ekziston Plan aksional sa i përket aktiviteteve që duhet të ndodhin prej para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, dita e zgjedhjeve e deri te mbyllja e vendvotimeve dhe transportimi materialit zgjedhor deri te Komisionet zgjedhore.

Janë formuar edhe tetë shtabe shtesë në nivel të Sektorëve për punë të brendshme. Do të ftohen në punën e Shtabit operativ të marrin pjesë e përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët kanë interes për ndjekje të procesit zgjedhor dhe të gjitha veprimet të cilat paraprijnë.

Sipas Jankulloskës, në nivel jashtëzakonisht të lartë është bashkëpunimi me KSHZ-në, ndërsa janë nënshkruar edhe letra për bashkëpunim me të gjitha OJQ-të e interesuara të cilët dëshirojnë të japin kontribut për organizim të zgjedhjeve lokale. Ajo potencoi se MPB-ja mbetet e hapur për qytetarët në qoftë se kanë ndonjë informatë që konsiderojnë se shkon në dëm të procesit zgjedhor ose rrezikohen të drejtat e tyre edhe si zgjedhës por edhe si kandidatë, dukuritë e tilla t’i denoncojnë.

MPB-ja mbetet e hapur për qytetarët dhe gjatë procesit zgjedhor që t’u mundësojnë ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore.

MPB-ja E GATSHME PËR MBAJTJE TË ZGJEDHJEVE TË LIRA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *