Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska në prezantimin të projektit ‘Sistemi digjital për radio komunikime“

Jankulloska në prezantimin të projektit ‘Sistemi digjital për radio komunikime“

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot në Qendrën për njoftim dhe komandë në SPB Shkup do të marrë pjesë në prezantimin me rastin e përfundimit të projektit “Sistemi digjital për radio komunikime për nevojat e policisë”.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa në prezantim do të prezantohen funksionalitetet e sistemit.

Në kuadër të programit IPA 2008, Bashkimi Evropian siguroi pesë milionë euro për ekstensionin e sistemit digjital për radio komunikime për nevojat e policisë. Ky sistem i quajtur TETRA siguron komunikim stabil dhe të sigurt midis shërbimeve policore në vend. Për nga dizajni është i ngjashëm me sistemet komunikuese policore të cilat shfrytëzohen në vendet evropiane.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *